Kryeministri francez vaksinohet me “AstraZeneca”: Mund të kemi besim të plotë te vaksina 0 23

Kryeministri francez Jean Castex mori dozën e parë të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca të premten. Lajmin e bëri të ditur zyra e tij, në një kohë kur besimi në këtë vaksinë ka rënë ndjeshëm.

Kryeministri është 55 vjeç dhe nuk është në ndonjë grup prioritar, por kjo është një nisme nga ana e tij për të treguar “se mund të kemi besim të plotë tek vaksina”.

Vaksinimi u bë në spitalin Ushtarak Begin afër Parisit, sipas zyrës së tij. Më herët gjatë ditës së sotme, ministri i ri francez i buxhetit Olivier Dussopt tha në një intervistë për mediat se programi i vaksinave do të kushtojë midis 3 dhe 4 miliardë euro.

“Nëse ka një shpenzim që ne me të vërtetë nuk duhet ta kufizojmë, ai është shpenzimi për vaksinimin”, tha Dussopt.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar po ashtu se do të vaksinohet me vaksinën e AstraZeneca-s, pasi EMA i dha kësaj të fundit dritën jeshile për efikasitetin dhe sigurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rama nxjerr dëshmitë e banorëve të prekur nga tërmeti: Me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendëm pranë 0 8

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dëshminë e një çifti të moshuarish në zonën e Maminasit, të cilët mbetën pa shtëpi nga tërmetet e dy viteve më parë.

Ata tregojnë përjetimet e momentit të tërmetit dhe çfarë ndodhi më pas me strehën e tyre. Ndërkaq Rama uron një ditë të mbarë “me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendën pranë”.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

 

 

 

 

 

 

 

Aksidentoi për vdekje 54-vjeçarin në aksin Tiranë-Ndroq dhe e braktisi në rrugë, policia në kërkim të shoferit 0 9

Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, pasi ishte shtypur nga një automjet. Ngjarja ndodhi dje në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. M. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.