Kryemadhi: Në Divjakë duhet që të vendosen prioritetet, të zhvillohet turizmi dhe bujqësia 0 40

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin e zhvilluar sot me gratë e Divjakës foli për prioritetet që qeveria duhet të ketë për Divjakën.

Ajo tha se zhvillimi i turizmit dhe bujqësisë janë pjesë e planit që LSI ka për Divjakën.

“Unë nuk kam turp nga puna, por dua ta bëj në vendin tim. Mundësia e zhvillimit në zonën e Divjakës për turizmin. Cili është plani që kemi ne për Divjakën, çfarë plani ka Divjaka për shkollimin e fëmijëve të saj. Pra nuk është plani veç për ti shkolluar dhe nxjerrë nga analfabetizmi. Pra cili është shkollimi, turizmi, bujqësi, agro-turizëm, agro-përpunim. Ti duhet të kesh një masterplan.

Nëse do të zhvillosh turizmin, ka nevojë për recepsionistë, kamarierë, kuzhinierë, ekonomistin, guidën, ka nevojë pafundësisht. Por a duhet të prodhojmë më shumë seç duhet?

 

Ndërkohë ke bujqësinë, ke turistë që vjen për të kaluar disa ditë. Mund të hidhet në një fushë në Divjakë dhe e këput specin, domaten me dorën e vet. Ka disa gjëra, që ti e krijon të gjithë skemën e funksionimit të bashkisë Divjakë dhe mund të ketë të ardhura ekonomike që shkojnë drejtpërdrejtë tek familjet. Ne u marrim taksa njerëzve pa nisur prodhimi dhe më pas themi pse falimenton ekonomia? Po do të falimentojë ekonomia nëse shteti nuk është bashkëpunues, partner, nëse shteti nuk i krijon komoditetin qytetarëve të jetë në qetë për të shërbyer.

 

Ajo që mendoj unë është, se një bashki si Divjaka është e jashtëzakonshme për zhvillimin e familjeve të Divjakës. Ajo që mendojmë ne dhe që është e domosdoshme, duke krijuar hapësirat e zhvillimit qoftë në bujqësi, turizëm infrastrukturë, i jep një komoditet shumë të mirë njerëzve. Sidomos familjeve të reja, për të qëndruar sepse 1 orë larg aeroportit dhe 40 minuta larg portit je.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 12

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 12

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.