Kronika e Kryeministrisë, Rama: Siç e patë spitalet nuk janë në kolaps 0 35

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se opozita dëshiron që qytetarët të jenë në panik, duke thënë se spitalet po shkojnë drejt kolapsit.

Rama thotë se kronika që kishte përgatitur vetë Kryeministria tregonte qartë që spitalet nuk po shkojnë në kolaps, kapacitetet nuk janë ezauruar dhe se çdo pacient trajtohet me respekt.

Reagimi

Shumë tërbim sot nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve pa vizion, pa program, pa ide dhe as din e iman, me daljen para syve tuaj të pamjeve e të dëshmive nga brendia e spitaleve Covid 1 dhe 3!

Duan t’ju fusin ankthin, t’ju kallin tmerrin e t’ju mbushin me panik, për “spitalet në kolaps”, “të sëmurët që dergjen dyshemeve”, “situatën jashtë kontrollit” dhe ëndërrojnë që kështu të ndodhë vërtetë, të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t’u rikthyer në pushtet…

Por siç e patë dhe siç do ta shihni edhe në pjesët e tjera EKSKLUZIVE me pamje e dëshmi, spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps, shtretërit e lirë nuk mungojnë, pacientët trajtohen me dinjitet, respekt, profesionalizëm, asnjë protokoll mjekësor anti-Covid që përdoret sot në Europë nuk mungon dhe shifrat e tregojnë qartë, që niveli i infektimeve e i humbjeve të jetëve s’është aspak ndryshe nga askund në Europë, ashtu sikundër tregojnë se niveli i shërueshmërisë në spitalet tona është i lartë, si kudo, pavarësisht fataliteteve që njësoj si në të gjithë botën fatkeqësisht nuk mungojnë.

KINI BESIM, BËNI DURIM, JINI TË KUJDESSHËM PËR VETEN E TË DASHURIT TUAJ, RESPEKTONI RREGULLAT, MOS BINI PRE E LAJMEVE TË RREME, FABRIKIMEVE POLITIKO – MEDIATIKE DHE TEORIVE TË KONSPIRACIONIT!

KEMI PËRPARA EDHE DISA MUAJ TË VËSHTIRË, POR DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE TË EGËR DHE DO DALIM MË TË FORTË NGA KY STËRMUNDIM I MADH!

#MbajMaskën

#RuajDistancat

#BëjDurim

Posted by Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rama uron forcat politike në Kosovë dhe VV si fituese ‘të qartë’ 0 14

 

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur të gjitha forcat politike në Kosovë dhe Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë.

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë shqiptare uron që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për vendin.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social🇽🇰”, shkruan Rama.

Rama Tw 

 

 

 

 

 

Përfundon numërimi i fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet në Kosovë 0 28

Ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga të gjitha vendvotimet në Kosovë. Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi deklaroi se pritet që të procesohen edhe rreth 1% e të dhënave në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ).

Në faqen e KQZ-së janë të publikuara momentalisht statistikat e numërimit të 98,84% për qind të votave. Lëvizja Vetëvendosje prin e para me 47,96% të votave.

Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve(QNK) po vazhdon të pranohet materiali i ndjeshëm zgjedhor që është përdorur dje gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdojmë të pranojmë materialin e ndjeshëm zgjedhor i cili gjatë ditës së zgjedhjeve ka qenë i shpërndarë në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës. Më lejoni gjithashtu t’ju njoftoj se numërimi i fletëvotimeve nga vendvotimet ka përfunduar të dielën në mbrëmje dhe në web faqen e KQZ-së janë procesuar të dhënat e pothuajse 99% të vendvotimeve, kanë mbetur disa vendvotime numër i vogël rreth 40 prej tyre të dhënat e të cilave do të përditësohen do të ngarkohen në web faqe gjatë ditës së sotme”, tha Elezi.

Ndërkohë në pritje për numërim mbesin votat me kusht dhe ato me postë. Nga zgjedhjet e djeshme, me numërimet e deritanishme parti fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

foto galeri

foto galeri

Ndërkaq, pas shpalljes së rezultateve preliminare, Albin Kurti nga LVV tha se u vërtetua se zgjedhjet ishin një referendum për drejtësi. Ai theksoi se qeveria e ardhshme nuk do të hakmerret ndaj askujt, por do të kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi kudo. Nga ana tjetër Enver Hoxhaj nga PDK tha se rezultati është mesazh i qartë për PDK-në dhe se ata e kanë pranuar si të tillë. “Ne përgëzojmë LVV për rezultatin e arritur…Natyrisht PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisjes me Vetëvendosjen pasi kemi dallim të madh në orientimet politike. Jemi shumë larg në orientimet politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat që ka ndërtuar dhe qëndron PDK”, -tha ai. Reagimeve iu bashkua dhe Isa Mustafa, i cili pasi pranoi rezultatin pohoi se në ditët në vijim kjo parti do të bëjë analizë më të detajuar.

Këto zgjedhje janë të parakohshme në Kosovë, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë Hoti në dhjetor. Edhe vitin e kaluar Vetëvendosje ishte në qeveri për vetëm disa muaj pasi koalicioni me LDK u prish. Tashmë Vetëvendosje synon që ta marrë e vetme qeverinë teksa në paktin parazgjedhor është lënë që kryeministër të jetë Albin Kurti e Presidente Vjosa Osmani.

foto galeri