Krizë pafund, Barcelona rrezikon të shkrihet: lojtarët refuzojnë propozimin për reduktimin e pagave 0 47

Eshtë një konfrontim i ashpër që vazhdon prej kohësh. Këshilli i administrimit të Barcelonës ka komunikuar se tavolina e negociatave për të stabilizuar mënyrat e reduktimit të pagave të lojtarëve profesionistë e të gjithë punonjësve të klubit, ka përfunduar pa arritur në një akord.

Tani nis një periudhë reflektimi që do të zgjasë deri në 23 nëntor. Pas kësaj date, nëse lojtarët nuk do ta pranojnë propozimin, Shoqëria mund të vendosë në mënyrë të njëanshme të ulë pagat. Pas kësaj, lojtarët mund të nisin një cështje ligjore për të zgjidhur kontratat e tyre e të lirohen me parametër zero nga Barça./lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Etna nuk ndalet,shënon rekord me gjashtë shpërthime në tetë ditë 0 15

Etna nuk ndalet dhe vazhdon të befasojë dhe të japë spektakël. Gjatë natës ka vazhduar shpërthimi i vullkanit, i gjashti në 8 ditë: ‘Një rekord’ sipas ekspertëve me një burim llave i lartë më shumë se 500 metra nga krateri në Jug-Lindje dhe një kolonë shpërthyese të hirit vullkanik që duket për shumë kilometra.

Sipas vëzhgimeve të fundit të institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë italiane edhe në javët e ardhshme do të jenë prezente rrjedhja e llavës.


Lumenjtë e llavës, që tashmë prej javësh kanë ngjyrosur me të kuqe Katanian ndalojnë në kodrat e Bove, shumë larg nga zonat e banuara. Por hiri vullkanik përveçse ka mbërritur në Catania dhe në qendrat e tjera pranë vullkanit është i dukshëm edhe në Palermo, që gjendet në distancën prej 150 km.

Këngëtarja shqiptare i promovon këngën e re, Rita Ora ka dy fjalë për t’i thënë para 16 milion personave! [FOTO/VIDEO] 0 15

Si dy artiste shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë qenë gjithmonë në mbështetje të njëra-tjetrës. Në fillimet e tyre në karrierë ishin ato të parat që i dhanë krahë njëra-tjetrës për të vazhduar e për të ecur përpara. E falë kësaj të dyja ato kanë arritur ta ngrenë lart emrin e Shqipërisë.

Edhe pse sot janë mjaft të suksesshme dhe ndër emrat më të përfolur në industrinë muzikore ato vazhdojnë ende ta mbështesin njëra-tjetrën. Rita ka publikuar së fundmi këngën “Big” në bashkëpunim me David Guetta, në të cilën u shfaq me veshje tradicionale shqiptare dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Kjo këngë pati një sukses shumë të madh dhe për një javë ka arritur 2.5 milionë klikime vetëm në “Youtubue”.

 

 

Edhe Bebe Rexha ka shprehur hapur pëlqimin e saj për këtë këngë, teksa ka qenë duke bërë një video live në Instagram. Ajo është shprehur se e dashuron këngën e re të Ritës dhe e ka vendosur në sfond e ka kërcyer me të.

 

Këtë moment e ka ndarë edhe Rita në profilin e saj dhe ka shkruar dy fjalë për Bebe Rexhën.

“Të dua Bebe Rexha gjithmonë dhe përgjithmonë”, shkruan Rita shoqëruar me dy zemra të kuqe.

153210816_445783773503238_5231568210313502340_n.jpg