
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” e cila doli çift me Andin nga emisioni dhe më pas konfirmoi lidhjen e saj me ish-konkurrentin, Beartin, duket se tani kanë filluar kriza në mes tyre.
Tea mbrëmë ka bërë një pyetësor në rrjetin social “Instagram”, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve të përcjellesve të saj, në disa fotografi të postuara ajo ka treguar se është në Stamboll së bashku me motrën dhe mikun e saj të ngushtë.
Tea u bë tema kryesore e mediave rozë pas publikimit të fotografive me Beartin, ku doli përmes një videoje dhe tregoi të gjitha duke akuzuar edhe produksionin dhe autoren e këtij programi.
Dyshja kanë qenë të ftuar edhe në “Prime” të këtij emisioni duke treguar më shumë rreth marrëdhënieve të tyre, e që tani duket se kanë filluar të ndryshojnë.
Fillimisht, Tea u pyet se a është e lumtur, e që përgjigja e saj habiti të gjithë duke treguar permes “InstaStory” që nuk është e lumtur.
Pastaj, ajo tregoi se nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara.
Ndërkohë në asnjërin prej postimeve të saj nuk u pa Bearti, që supozohej të ishte gjithë kohës me të. Më tej, Tea publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur.”
Menjëherë pas kësaj u “kundërpërgjigj” Bearti, i cili publikoi në InstaStory një fotografi të shenjës së tij të horoskopit.
“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je, bëhesh i pa mëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”, ishin fjalët e tij.