Kriset miqësia mes Jasminës dhe Sarës, vajzat hedhin akuza të forta për njëra-tjetrën 0 80

Takimi i sotëm mes Andit dhe Sarës shkaktoi debat të madh në studio. Ky takim nuk u prit fare mirë nga Jasmina, vajza me të cilën Andi pati një takim shumë romantik dhe madje shkëmbeu disa puthje në buzë të dielën e javës së shkuar. Edhe në takimin me Sarën, Andi u shfaq shumë i afërt duke e ngritur në krahë dhe puthur në qafë.

Jasmina u ndje shumë e zhgënjyer nga ky takim dhe sulmoi si Andin po ashtu edhe Sarën. Ajo tha se e ka respektuar Andin deri në fund dhe se ai duhej të bënte të njëjtën gjë, ose ndryshe t’i thoshte që ata nuk do e vazhdojnë njohjen më tej bashkë. Ndërsa për Sarën, që e ka cilësuar si një nga mikeshat e saj, ajo tha se nuk mund të ketë shoqëri me të për sa kohë flirton me djalin që vetë ajo ka qejf.

Të vinte të thoshte që në fillim “gocë e dashur e kam qejf”, po jo këto “shkoni shumë bashkë”, këto prapaskenat e shoqeve të ngushta. Nuk rri unë me një femër, ta cilësoj atë shoqe, nuk rri unë tërë ditën me atë, dal, rri këtu në prova, të iki të ha jashtë dhe në fund fare ta shoh me çunin që kam qejf “, u shpreh Jasmina e zhgënjyer.

Mirëpo dhe Sara i është kthyer keq dhe ka zbuluar se në prapaskenë Jasmina ndërrohet në të njëjtën dhomë me Atdheun.E kemi përmendur në formë batute që “nëse nuk e merr ti Jasminën për grua do e marr unë”. Dhe sa për çështje respekti, nuk futem unë në dhoma ndërrimi me çuna që puthen shoqet e mia”, tha Sara./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I del krah Mevlanit, Ana Kauri thumbon keq Olën: ‘Super aktrim’ 0 6

NJavën e kalar në “Përputhen” u transmetua takimi i dytë mes Olës dhe Muratit. Si gjithmonë, takimi u komentua në studio, por komentet nuk ishin dhe aq të mira. Sipas Mevlanit, Ola po aktron dhe e ka zgjedhur Muratin në takime vetëm për ta ndarë nga Sindi.

“Mendoj për Olën se kjo është një super aktrim përsa i përket Muratit. Nuk mundesh të jesh kaq i afërt për dy takime, mbi të gjitha kur ti shpreh dhe pëlqime me djem tjerë, që do të dalësh me djem tjerë. Ja arrite ta ndaje nga Sindi. Tani besoj se javën tjetër e parkon aty nga rrjeshti i dytë edhe pastaj e ka në dorë kur t’i dojë”, u shpreh konkurrenti.


Mirëpo si duket të njëjtin mendim ka dhe Ana Kauri, e cila ka lënë një koment në faqen e programit.

“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri”, ka shkruar ajo, duke thumbuar kështu Olën.

U shpall fajtor për vdekjen e George Floyd, zbulohet se çfarë kishte shkruar në dorë ish – polici Chauvin, ku u paraqit në sallën e gjyqit 0 5

Derek Chauvin, ish-oficer në policinë e Minneapolis në SHBA, është dënuar me 40 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd. Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari Chauvin, u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurisë për të mësuar vendimin e jurisë.

Bashkë me të në sallë, ishte edhe avokati që e mbronte, Eric Nelson. Pikërisht, numrin e këtij të fundit, Chauvin e shkruajti në dorë, në mënyrë që nëse shpallej fajtor (gjë që ndodhi) do ta telefononte menjëherë.

Avokati deklaroi se Chauvin kishte frikë se copa e letrës do i merrej, ndaj dhe vendosi të shkruante numrin në dorën e tij. Si një ish-oficer policie që kishte bërë tashmë disa paraqitje në gjykatë, Chauvin parashikonte që të kishte qasje të kufizuar në një telefon, por e dinte se do të lejohej të telefononte avokatin e tij, ka thënë më tej Nelson.

Chauvin, i cili mund të dërgohet në burg për dekada, u shpall fajtor si i akuzuar për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë.

Juria me gjashtë anëtarë të Bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë ose multiracial u kthye me verdiktin e saj pas rreth 10 orësh diskutimesh brenda dy ditësh.

 

foto galeri foto galeri