Kriset çifti Andi-Jasmina, takimi mes tyre shkon si mos më keq 0 16

Ditën e sotme u transmetua takimi mes Andit dhe Jasmines, në të cilin ndodhën shumë gjëra të paparashikuara. Gjatë pjesës së parë ata i bënë dhurata njëri-tjetrit, por më vonë Andi bëri një deklaratë të papritur.

Ai tha se nuk është i bindur për vendimin që mori kur u deklarua vetëm për Jasminën në emision. Gjithashtu, Andi tha se ka nevojë për hapësirë dhe se ky vendim nuk ka lidhje vetëm me Jasminën, por edhe me disa gjëra personale.

Më vonë gjatë takimit, Jasmina i tha Andit se ushqimi që po konsumonin ishte i shijshëm, ndërsa biseda mes tyre shumë e shëmtuar. Në këtë moment djali nga Kosova u prek nga fjalët e saj dhe menjëherë u largua nga takimi. Këtë vendim ai e sqaroi më pas edhe në studio.

“Në pjesën e parë Jasmina më tha hajde futemi brenda se do sqarojmë disa gjëra, por kjo nuk sqaroi asgjë vetëm hëngri piu, kam qenë vetëm unë që fola gjithë kohës”, tha Andi.

Më pas u transmetua një pjesë pas largimit të Andit, ku Jasmina u shfaq si kurrë më parë e përlotur.

“I kam thënë mos më lër vetëm dhe unë e gjej veten në një situatë që nuk e kam gjetur kurrë as jashtë dhe në asnjë vend”, tha Jasmina mes lotësh.

Pas këtij momenti, Andi u ngrit dhe e puthi Jasminën në mes të studios, si për të vendosur paqe mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kush ia ka “vjedhur” zemrën pas ndarjes nga Bora Zemani?! Zbulohet lidhja prej dy vitesh e Vin Velit 0 1

Dj i njohur shqiptar Vin Veli ka zbuluar së fundmi se ka dy vite që është i lidhur me një tjetër vajzë pas ndarjes nga moderatorja Bora Zemani me të cilën ka një djalë, Arborin. Në emisionin “Dola te Ola”, Vin Veli ka zbuluar se partnerja e tij nuk ka dëshirë të bëhet publike sepse nuk i përket botës së artit apo të medias. “Jam në një lidhje prej dy vitesh. Nuk e kam bërë publike. Ajo nuk është pjesë e fushës së artit apo medias. Është pjesë e juridikut dhe për momentin nuk jetojmë bashkë. Shpresoj që në të ardhmen të ndodhë kjo gjë”, tha Veli ndër të tjera.

Meta i përgjigjet Ramës: Bablok, shqiptarët e dinë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë. Përgjigjen e merr më 25 prill 0 1

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me incidentin e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, një nga aktivistët e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni.
Në lidhje në rastin në fjalë, Rama tha se incidenti s’ka prapavijë politike dhe shtoi se autori, Ndriçim Jonuzi (Tahiri) është militant i PD.

Por në një foto, të publikuar nga presidenti, autori, së bashku me dy personazhet që dyshohet se kanë qenë në pranishëm në ngjarje, Markel Shtylla dhe Dorjan Troplini, shihen në duke drekuar së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kavjaës Redian Krali dhe funksioanrë të tjerë të PD në Kavajë.

Sakaq, Meta i shtron disa pyetje kryeministrit ku i rendit disa nga skandalet që është përfolur PS ndër vite dhe i shkruan: “Unë do të shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri”.

 

 

“Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?
Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?
Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më

25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!

Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian!

Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!”, shkruan Meta.