Krijoi hitin “I Like To Move It”/ Zbulohet shkaku i vdekjes i DJ me famë ndërkombëtare 0 37

SHBA

Është zbuluar shkaku i vdekjes së DJ Eric Murillo. DJ dhe producenti muzikor, i cili ishte më i njohur për hitin e tij të vitit 1993 “I Like to Move It”, vdiq dy muaj më parë në moshën 49-vjeçare.

Ekzaminuesi mjekësor i Miami-Dade në Florida konfirmoi për Fox News se shkaku i vdekjes së tij ishte nga ‘toksiciteti akut i ketaminës’.
Morillo u gjet i vdekur më 1 shtator në shtëpinë e tij në Miami pasi policia iu përgjigj një telefonate në 10:42 të mëngjesit.

Vdekja e tij erdhi pak më pak se një muaj pasi u arrestua dhe u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje në shtëpinë e tij në dhjetor.
Në kohën kur vdiq, familja e tij tha për People:”Ai ishte shumë i dashur dhe kishte shumë për të dhënë”.

DJ punoi me disa pseudonime, të tilla si Reel 2 Reel, i cili është emri nën të cilin u publikua “I Like to Move It”. Emra të tjerë që ai ka përdorur përfshijnë Ministers de la Funk, The Dronez, RAW dhe Smooth Touch.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Idrizi dhe Mediu pas marrëveshjes me Bashën: Koalicioni i bashkuar kundër së keqes. Vlera e Ramës është pazari! 0 3

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar, dy aleatët e Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Fatmir Mediu i PR-së, deklarojnë se bërja bashke e partive, në thelb edhe me programe të ndryshme nga njëra-tjetra, kanë vetëm një qëllim, të luftojnë të keqen, që sipas tyre është Edi Rama.

Për kreun e PDIU-së, kreu i maxhorancës kërkon të bëhet sulltani i Shqipërisë, ndërsa kreu i PR, kërkon që partitë e koalcionit të punojnë për të siguruar fitoren e opozitës.

Shpëtim Idrizi deklaron se Rama nuk ka një program për t’u ofruar shqiptarëve, dhe ajo që po bën është pazari me figura që sipas tij janë të lodhura, e që i përkasin opozitës parlamentare. Ndërsa Fatmir Mediu ironizon PS-në për afrimet e reja.

Kreu i PDIU Idrizi thotë se deputetja Reme Lala, e cila tashme do të jetë në listën e PS, nuk ka qënë asnjëherë pjesë e PDIU-së, sepse ajo është vetëdeklaruar që në fillim se do të jetë krah PS-së.

Mediu ka një koment edhe për Nard Ndokën, i cili vonoi firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike.

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 4

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…