Krasniqi:Jam arsimuar për të qenë mësues por kam qenë i detyruar të luftoj 0 37

Ka përfunduar seanca e parë e Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara. Ish-zëdhënësi i UÇK-së deklaroi disa herë se ndaj tij është bërë padrejtësi që është sjellë në këtë gjyq dhe se nuk mban përgjegjësi për akuzat e paraqitura në aktakuzë.

Disi i përlotur në fund të seancës, Krasniqi tha se ishte arsimuar për të qenë mësues dhe pjesëmarrja në luftën e Kosovës ka qenë domosdoshmëri.

“Unë i kuptoj këto njerëz, dhe mënyrën se si sillem, jam intelektual, jam arsimuar për të qenë mësues, por jam detyruar që të luftoj për mbrojtjen e Kosovës, por un as kaq nuk ia kam bërë sa më keni bërë ju, që mi keni lidhur duart duke mi kontrolluar disa herë, keni procedura që mund të jenë të përshtatshëm për kriminalë, por jo për mua. Unë i kam shkruar 15 libra, dhe ndihem shumë mirë, por ndihem keq për padrejtësinë, jo pak por tepër të madhe, as kaq padrejtësi sa më keni bërë nga ora 6 e 4 nëntorit e deri tani se kam merituar dhe s’ka kush që këtë padrejtësi të mundet që ta arsyetojë”, tha Krasniqi.

Ai rikujtoi se kishte qenë dëshmitar në tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë dhe nëse kishte qenë fajtor do ishte gjetur i tillë që atëherë.

“Për Ish Jugosllavinë ka qenë një trubunal dhe ka pasur të akuzuar, kam qenë dëshmitar i kam thënë të gjitha dhe po të kishte një dëshmi, fakt të inkriminuar jam i bindur që trubunali ndërkombëtar i Hagës do të më dënonte, e shoh si përpjekje të fundit, më vjen keq ta them se në 2006, akademia e shkencave të serbisë ka bërë një përpjekje, që të ndërtonte dhe një tribunal për Kosovën dhe e arriti qëllimin duke krijuar një tribunal krejt njëetnik, kur nuk besoj që s’ka njeri që e di se kush ka bërë krime lufte në Kosovë”./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Idrizi dhe Mediu pas marrëveshjes me Bashën: Koalicioni i bashkuar kundër së keqes. Vlera e Ramës është pazari! 0 3

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar, dy aleatët e Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Fatmir Mediu i PR-së, deklarojnë se bërja bashke e partive, në thelb edhe me programe të ndryshme nga njëra-tjetra, kanë vetëm një qëllim, të luftojnë të keqen, që sipas tyre është Edi Rama.

Për kreun e PDIU-së, kreu i maxhorancës kërkon të bëhet sulltani i Shqipërisë, ndërsa kreu i PR, kërkon që partitë e koalcionit të punojnë për të siguruar fitoren e opozitës.

Shpëtim Idrizi deklaron se Rama nuk ka një program për t’u ofruar shqiptarëve, dhe ajo që po bën është pazari me figura që sipas tij janë të lodhura, e që i përkasin opozitës parlamentare. Ndërsa Fatmir Mediu ironizon PS-në për afrimet e reja.

Kreu i PDIU Idrizi thotë se deputetja Reme Lala, e cila tashme do të jetë në listën e PS, nuk ka qënë asnjëherë pjesë e PDIU-së, sepse ajo është vetëdeklaruar që në fillim se do të jetë krah PS-së.

Mediu ka një koment edhe për Nard Ndokën, i cili vonoi firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike.

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 4

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…