KPK konfirmon në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj 0 15

Komisioni i Pavarur u Kualfikimit shpalli të enjten në mëngjes vendimin për kreun e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj.

Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, shpalli të enjten vendimin për kreun e prokurorisë së Tiranës.

Imeraj u konfirmua në detyrë unanimisht.

Vendimi ndaj Imeraj duhej të shpallej fillimisht të premten, por seanca u shty pa shpjegim nga KPK. Vetëm një orë më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me vota unanime e emëroi përsëri subjektin e rivlerësimit në krye të prokurorisë së kryeqytetit.

Vendimi i KPK-së vjen pas një seance të paprecedentë dëgjimore të mbajtur një javë më parë, ku vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër.

Gjatë një përplase që zgjati prej më shumë se 5 orë, Jacobs deklaroi se kryprokurorja e Tiranës kishte ushtruar nëpërmjet një ‘përpjekje të organizuar’  ndikimin të paligjshëm në proces.

Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM, duke synuar të siguronte fakte kompromentuese ndaj tij.

Ai po ashtu veçoi dorëheqjen e ish-relatores Etleda Çiftja, e cila shprehej se kërkonte të tërhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar për t’i kërkuar “qëndrim më fleksibël” në çështjen ndaj Imerajt.

Jacobs aludoi se anëtarët e trupës gjykuese të KPK-së po i fshihnin faktet e rënda nga seanca dëgjimore.

Imeraj i mohoi me forcë akuzat e Jacobs si trillime të pavërteta.

Jacobs nuk ishte prezent në seancën e shpalljes së vendimit. Ai ishte zëvendësuar nga vëzhguesi tjetër i ONM-së Ferdinando Buatier./reporter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Marina Vjollca shfaqet glamuroze me imazhet e reja 0 5

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Marina ka arritur që të lë gojëhapur 1.4 milion ndjekësit e saj.

Bukuroshja brune kësaj here erdhi me një veshje glamuroze, çka bëri të dukej tejet fine.

Sigurisht që ajo kishte vënë në fokus edhe linjat e formësuara trupore.

“Më kënaqni zemrën me komente”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web” 0 6

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber News, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linçeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.