KOSOVË/ Propozohet transport publik pa pagesë deri në mars 0 45

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një deklarate për media ka njoftuar se është votuar propozimi që në rend dite të Kuvendit komunal në Prishtinë të jetë edhe pika për ofrimin e transportit publik pa pagesë prej muajit nëntor deri në muajin mars.

Sipas njoftimit, një ide e tillë ka ardhur si shkak i nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe përhapjes së virusit COVID-19.

“PDK në Prishtinë konsideron që implementimi i këtij projekti shkarkon trafikun e kryeqytetit, mbron ambientin, kursen kohën dhe xhepin e qytetarëve. Kosto e mbulimit të biletave të qytetarëve, buxhetit të komunës pritet t’i kushtoj 1.262.986 euro”, thuhet në njoftim.

Asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri në propozim ka arsyetuar se “Mjetet financiare mund të merren nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, ku deri më tani kemi vetëm 57 për qind e buxhetit të shpenzuar në këtë kategori”.

Sipas Retkocerit më mirë është që të ndahen këto mjete për të paguar biletat e qytetarëve të Prishtinës, sesa ato të përfundojnë si zakonisht, tepricë buxhetore. /Albeu.com #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.