Koronavirusi nuk ndalon tregjet/ Bursat në mbarë botën thyejnë rekorde 0 13

Në mbarë botën, bursat duket se nuk janë prekur aspak prej pandemisë.

Në Frankfurt, indeksi gjerman i aksioneve DAX po thyen rekorde. Gati dhjetë përqind u rrit DAX-i sivjet në tremujorin e parë dhe në të njëjtën kohë ekonomia gjermane u tkurr sërish.

Izolimet prej koronavirusit dhe një rihapje që po shtyhet gjithnjë e më shumë kryesisht në tregtinë me pakicë apo në gastronomi nuk i kanë stepur depozituesit në tregun e aksioneve.

“Vër maskën dhe ec përpara”, kjo duket të jetë aktualisht motoja në bursë, thotë DW.

Shpresa bazohet te ndihmat miliardëshe e bilionëshe të shtetit, që po premtohen kudo në botë. Në BE do të derdhen 750 miliardë euro në fondet e rindërtimit.

Next Generation EU dhe presidenti i SHBA-së Joe Biden do të investojë para në infrastrukturë. Ende asnjë cent nuk është lëvruar nga këto, por shpresa në bursë i ka dhënë krah tregtimit të aksioneve.

Nga ana tjetër, edhe spekulimet me çmimet e larta e kanë rritur inflacionin, e kjo mund të kuptohet edhe nga interesat që janë rritur për bonot amerikane të thesarit.

Sidoqoftë, nuk pritet që Banka e Rezervave të vendosë frenën. Shefja e Federal Reserve (Fed) disa herë gjatë muajve të fundit ka bërë të qartë, që bankierët e rezervave janë të gatshëm të tolerojnë një rritje të çmimeve deri në 2.4 përqind.

Kjo është makineria e prodhimit të parasë, që i mban tregjet në funksionim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 3

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.