Koronavirusi i merr jetën artistit të njohur korçar, babai i nënkryetares së bashkisë 0 20

Një tjetër lajm i trishtë nga koronavirusi në vend. Virusi i rrezikshëm i ka marrë jetën artistit të njohur korçar, Naum Terova.

Terova ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të enjte në moshën 73-vjeçare, ndërsa ka qënë prej ditësh i shtruar në pavionin e pneumologjisë të Spitalit Rajonal Korcë.

Terova nuk ka mundur të mposhtë këtë virus, duke lënë një boshllëk te madh për qytetin, pasi ishte një nga personalitetet e shquara dhe të njohura në qytet e më gjerë.

Terova është babai i nënkryetares së Bashkisë Korcë, Benila Terova.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Noizy paralajmëron këngën e re: Do të merrni mësim nga pedagogu 0 5

Noizy me ane te nje postimi ka paralajmeruar kengen e tij te re.

“Të premten do të merrni mësim nga pedagogu”, është përshkrimi që Noizy i ka bashkëngjitur këtij publikimi.

Në një tjetër paralajmërim të shpërndarë ditë më parë, kishte shkruar: “Të premten, 18:00, do t’ju mësoj diçka. Mbajeni mend”.

E kishim pritur prej kohësh! Me lot në sy, Bebe Rexha zbulon lajmin e madh 0 4

Ditën e djeshme, Bebe Rexha zbuloi se kishte gati një surprizë të madhe për fansat e saj. Ajo tha se gjithçka do të zbulohej ditën e sotme dhe falenderoi të gjithë ndjekësit për durimin e treguar.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëj muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Më në fund momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Bebe ka zbuluar para pak orësh surprizën e madhe. Ajo ka treguar se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka publikuar një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihet e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe ka publikuar një video të saj, në të cilën shfaqet duke qarë nga lumturia.