Konkurrentja i futet në dhomën e zhveshjes, Saimiri e kap dhe e puth në buzë [FOTO] 0 26

Në natën e 9-të të spektaklit “Love Story”, Saimiri ka zgjedhur për takim Generdën. Dyshja kanë konsumuar bashkë mëngjesin dhe më pas kanë dalë për shopping.

Generda është futur bashkë me të në dhomën e zhveshjes dhe kanë shkëmbyer puthjen e parë mes tyre. Konkurrentja tentoi të futej fshehurazi në dhomë, por Saimiri e pa, e kapu nga krahu dhe dyshja nuk i rezistuan dot njëri-tjetrit.

Përpos kontaktit fizik, Saimiri dhe konkurrentja i kanë lënë nofka njëri-tjetrit, si arush apo pëllumb i bardhë.

-640-0-5ffcac3c8ea5c.png

Saimiri: Kur jam me ty kam një ndjesi sikur të njoh me vite, jo sikur është takimi i dytë. Flasim pa komplekse.

Generda: Ti i plotëson të gjitha, kur jam me ty je si mbrojtës. Je si arush, kështu i madh, më transmeton ngrohtësi.

Saimiri: Edhe un do ta gjej një nofkë për ty…je pëllumb i bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Melisa hap zemrën dhe tregon e përlotur historinë e vështirë të jetës: Më kanë dhunuar fizikisht 0 6

Në puntatën e të mërkurës në “Përputhen”, Melisa rrëfeu historinë e saj të dhimbshme. Ajo tha se ka qenë e bullizuar dhe e dhunuar nga bashkëmoshatarët kur jetonte në Itali, sepse nuk ishte në nivelin e tyre financiar.

 

Melisa tregoi se këtë histori nuk e dinin as prindërit e saj, vetëm motra dhe shoqja e saj.

 

“Ka qenë pjesa e bullizmit, por interneti në atë kohë nuk ishte i përhapur si tani, nuk e kujtoj si një gjë të mërzitshme por si një forcë, nëse vendosa ta përmend nuk po e them për viktimizim, por thjesht që ka njerëz që mund të gjejnë ngushëllim. Duke qenë se unë e kam kaluar edhe me dhunë fizike këtë gjë kishte raste edhe që edhe më përndiqnin që të arrinin atë që donin sepse unë isha në një nivel më të vogël.

Momenti që unë nuk mbaja më i tregova motrës, jetoja me të në Itali, e cila ishte dy vite më e vogël se sa jam unë tani, i vetmi person që e ka ditur ka qenë motra dhe shoqja ime në Itali. Unë jam shumë sociale dhe e afrueshme me të tjerët. Dikush do të ma marrë për dobësi, një tjetër për mënyrën më false. Aty ka qenë pjesa që jam afruar edhe me pjesën e kërcimit. Ishin moshatarët e mi që më dhunonin, i binte klasa e 8 i kisha librat e shkruara me dorë sepse nuk kisha mundësi që t’i blija. Unë sado që jam e fortë unë vuaja përbrenda”, u shpreh Melisa.

Meta pret Nuncin Apostolik Luigi Bonazzi: Të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit evropian! 0 6

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Nuncin Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Mesazhi i Metës:

I lumtur të prisja sot Nuncin Apostolik Sh.T. Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale dhe t’i uroja suksese në misionin e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Vlerësova rëndësinë e këtij bashkëpunimi, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian, si dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë për njerëzit në nevojë, për përballimin e pasojave të COVID-19 dhe për rindërtimin e objekteve të besimit, arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Duke shprehur falenderimet për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku tregon për popullin shqiptar i kërkova Imzot Luigi Bonazzit t’i përcjellë Atit të Shenjtë përshëndetjet e ngrohta dhe sigurinë se Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shenjtorja Nënë Tereza qëndrojnë në themel të vokacionit të qartë europian të popullit dhe të vendosmërisë sonë të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit europian. 🇦🇱🤝🇻🇦

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)