Konkurentët e “Për’puthen +40” flasin pa dorashka, shprehin pëlqime dhe zbulojnë surpriza 0 39

Që në nisje, të programit, konkurentët e “Për’puthen +40” janë komentuar si më të sinqertë dhe të vërtetë.

Sipërmarrësi, Ndriçim Gjeçi, i ftuar në “Shqipëria live” deklaron se cilën vajzë pëlqen më shumë. “Erlinda është një nga të preferuarat e mia. Por, i kam bërë kompimente çdo ditë, nuk dëgjon”, thotë ai duke qeshur.

Megjithatë, nuk i kursen batutat për Erlindën dhe Gilbertën, të cilat kanë zgjedhur vetëm Samiun dhe Ilirin, duke bërë ndjekësit të dyshojnë për një rivalitet mes dy vajzave.

“Gilberta me Erlindën ngelën  midis Samiut dhe Ilirit, ne rrimë akoma aty. Unë me dy tre shokë po prisnim të na zgjidhnin, por ato ngelën prapë te Iliri dhe Samiu”.

Ndriçimi zbulon se në emision ka prurje të reja, për të cilat është shumë i emocionuar.

Ai shprehet se “mund të më ecë mirë, kam shpresë nga prurjet e reja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ka bërë buzët?! Sindi iu jep fund dyshimeve, ja e vërteta e ndërhyrjes estetike! 0 6

Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci para pak ditësh pati një ballafaqim me Julin, ku pretendonte se ai e kishte ofenduar rëndë dhe që nga ai moment ajo nuk është shfaqur më në studio.

Ajo ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët ndër të tjera e kanë pyetur se çfarë mendon ajo për ofendimet që bëhen ndaj saj.

“Mendoj se secili prej nesh ka ofenduar më shumë se një herë në atë tv-show. Është formati i tillë, që do s’do del nga vetja sepse përballesh me karaktere të ndryshe. Varet se si janë trajtuar situatat më vonë. Në rastin tim ofendimi im është pasuar gjithmonë me një “gjyq”. Në rastet kur unë kam qenë e ofenduar, isha po prapë unë në faj që po i merrja shumë seriozisht situatat”, iu është përgjigjur Sindi.

Një ndjekës është bërë kurioz nëse Sindi ka bërë ndërhyrje estetike në buzë dhe Sindi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.

“Jo dhe nuk dua të ndryshoj asgjë te vetja për momentin”, ka shtuar ajo.

auto_640-0-607d6bc58d3b6-300x533-11618896742.jpg

Pasi u bë nënë për herë të dytë, a do të bëjë dasmë me Eduartin?! Arbana Osmani përgjigjet TROÇ! 0 7

Arbana Osmani është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpeshherë u përgjigjet ndjeksve kuriozë. Së fundmi moderatorja u pyet se kur do ta zbulojë portretin e djalit të saj të dytë, Diellit, dhe ajo iu përgjigj një herë e mirë.

“Po, shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”, shkroi Osmani.

Ndërkohë, një ndjekëse e ka pyetur nëse do të organizojë një dasmë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

“S’besoj se është e zakonshme, por prapë, a do bësh dasmë?”– ishte pyetja që iu drejtua.

“Sigurisht që është e zakonshme, ne jemi shqiptarë”, u përgjigj Arbana, duke nënkuptuar se planet për dasmë tashmë janë bërë.