“Konfliktet e ngrira sjellin përplasje të armatosura”, Vuçiç sqaron deklaratën për Kosovën: Ne nuk e dëshirojmë diçka të tillë 0 23

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka sqaruar deklaratën në lidhje me Kosovën.

Teksa të enjten, tha se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës, sot ka thënë për mediat në Serbi, se synim i tij dhe i Serbisë është të ruhet paqja dhe se ata nuk e dëshirojnë një konflikt.

Reagimet e liderëve në Kosovë, ai i ka quajtur histerike.

”Ata kanë probleme të brendshme, deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush”– ka thënë Vuçiç, përcjell B92.net.

Sipas tij, për Serbinë është e rëndësishme të ruajë politikën e paqes./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

557 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid gjatë 24 orëve të fundit 0 1

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë zbuluar 557 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit 12 qytetarë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë. 32 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

 

Capital T e thumboi -“Ma reper se ti është Lori” pas Mozzik reagon Loredana 0 5

Capital T ishte i ftuari i fundit i emisionit Gjoni Black, emision i moderuar nga Meriton Mjekiqi dhe nga i cili jo rrallë herë lindin pakënaqësi mes reperave të njohur.

Pas intervistës së gjatë, ashtu siç e do zakoni i emisionit, Kapo këndoi disa freestyle dhe një frazë e tij u interpretua si “thumb” për Mozzik.

E themi këtë pasi ai u shpreh: “Ma reper se ti është Lori”.

Kaq mjaftoi që fansat të aludojnë se mes dy reperave ka pakënaqësi dhe siç këtë detaj e vuri re edhe Mozzik.

Ky i fundit postoi një foto në të cilën shkruhet “Hustle baby hustle”, foto që u interpretua si një përgjigje për Capital T, si për t’i treguar që është nxituar.

Screenshot_1.png

 

Mirëpo edhe Loredana s’ka qëndruar duarkryq, pasi ajo e ka hequr nga Instagrami Kapon, ndërsa ky i fundit i ndjek të dy.