Konfirmimi i aktakuzave/ Hoti para qeverisë: Së bashku të përballojmë këtë sprovë, i bindur se para botës do dalim faqebardhë 0 42

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur mbështetje të plotë para qeverisë për gjithë figurat politike ish-luftëtarë të UCCK-së që sot janë zgjuar në paraburgimin e Hagës.null

Hoti thotë se kjo është një provë për Kosovën që duhet përballuar me urtësi e vizion.

Ai u shpreh i bindur se para drejtësisë ndërkombëtare Kosova do të dalë si gjithmonë para botës faqebardhë.

“Përshëndes gatishmërinë e tyre, qëndrimin dhe kulturën institucionale që dëshmon se Kosova i beson drejtësisë dhe bashkon me drejtësinë pa asnjë hezitim. Si kryeministër dhe si qytetar t’i hedh një vështrim përpjekjeve tona që kemi bërë për të arritur te liria që gëzojmë. Në vitin 98-99 bota po shihte gjenocid mbi popullin e Kosovës. Sot dy dekada më pas kjo ndërhyrje shpëtimtare kujtohet si një akt i humanizmit të lartë ndërkombëtarë. Andaj ne do të jemi përherë mirënjohës vendeve mike që na ndihmuan në cistet më kritike të historisë tonë. Ne do të punojmë bashkërisht për të forcuar institucionet, e ardhmja qëndron mbi gjithë ne, ne secili në detyën e vet do të jemi në shërbim të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

“Në këto kohë të vështira me pandeminë ne po ballafaqohemi me forcimin e stabilitetit, duhet të tregojmë urtësi dhe vizion që së bashku ta përballojmë këtë provë. Jam i bindur që para botës do të dalim faqebardhë, ashtu si gjithmonë. Qeveria vlerëson se duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve sa i përket ushtrimit të kapaciteteve kushtetuese, qeveria zotohet se do të punojë me përkushtim për t’i realizuar qëllimet. Qeveria do të bashkëpunojë me të gjithë bartësit e institucioneve, presim bashkëpunim nga të gjitha subjektet në vend. Qeveria pret nga të gjithë që të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike, i besojmë drejtësisë dhe pa drejtësi të plotë një vend nuk mund të ketë paqe as me veten as me të tjerët. Ky është qëndrimi i qeverisë karshi zhvillimeve”, shtoi Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen dhe kualicionin opozitar 0 17

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen e kualicionit opozitar Aleanca për Ndryshim si dhe qëllimin e këtij kualicioni.
Ne fjalën e tij ai tha se:
“ Bashkimi ka në thelb idenë e bashkimit të shqiptarëve për të garantuar largimin e një regjimi të korruptuar dhe për të mundësuar vendosjen e shtetit të së drejtës.
Në këtë marrëveshje që dorëzohet sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, janë vlerësuar dhe konsideruar dy qëndrime të Partisë Republikane, të cilat kanë qenë dhe kriteret që ne të gjithë së bashku i kemi diskutuar si kriteret më të drejta në ndërtimin e një koalicioni, që është kriteri i vlerësimit të peshës elektorale të partive politike, pra proporcionalitetit në qarqe dhe nivel kombëtar të peshës elektorale të partive politike, në mënyrë që në procesin e ardhshëm elektoral të mos kemi vetëm një forcë politike që mund t`i bashkangjiten forca të tjera, por të kemi një aleancë qytetare, një aleancë politike dhe një vend për gjithësecilin aktivist, kandidat të partive politike, për të arritur maksimumin e votave dhe maksimumin e mandateve në këtë proces.

Ne diskutuam në parim me Partinë Demokratike dhe disa cështje që janë të interesit të përbashkët ose që vlerësojnë në mënyrë të përbashkët finalizimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e kandidatëve sipas zonave zgjedhore. Kemi qenë dhe jemi dakord që ne si Parti Republikane dhe Parti Demokratike, duke qenë të hapur me njëri-tjetrin, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve 2009 – 2013 apo edhe më vetë 2013, të përcaktojmë peshën e Partisë Republikane në cdo qark, dhe në bazë të kësaj peshe, të përcaktohet dhe pozicioni i Partisë Republikane. Brenda kësaj jemi po ashtu të hapur me njëri-tjetrin të diskutojmë se cilët janë kandidatët më efektivë në dy partitë tona, për të arritur në nivelin më të lartë të votave, dhe mundësinë për të shtuar mandatet , sepse qëllimi i Partisë Republikane është fitorja e shqiptarëve në datën 25 prill dhe fitorja e këtij koalicioni opozitar.

Mendoj që ne si Parti Republikane përsëri i kemi qëndruar më shumë se korrekt marrëdhënies me Partinë Demokratike dhe angazhimit tonë politik dhe elektoral, jo thjesht për të akomoduar individë të caktuar, por për të akomoduar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për të ndërtuar një koalicion funksional, i cili i shërben një marrëdhënieje të drejtë gjatë procesit zgjedhor por edhe mbas procesit zgjedhor, në një qeverisje në shërbim të interesave të shqiptarëve.”