Konferenca që infektoi 245 mijë persona me koronavirus 0 18

Një konferencë bioteknologjike, e cila u zhvillua shkurtin e kaluar në Boston, infektoi me COVID-19 të paktën 245,000 personave të tjerë në SHBA dhe Evropë. Përfundimet u arritën në një studim gjenetik, që u krye me anë të gjurmëve të gishtave.

Një rast i vetëm është bërë shkas për shumë nga rastet e tjerë, ka njoftuar ekipi në Institutin Broad në Massachusetts. Studimi gjeti dy viruse të veçanta të cilët u evidentuan në konferencë dhe më pas i gjurmoi rastet në të gjithë SHBA-në.

Një prej viruseve “u eksportua nga Boston në të paktën 18 shtete të SHBA, si dhe në vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Suedinë dhe Sllovakinë”, shkroi ekipi, i udhëhequr nga Bronëyn MacInnis.

Pavarsisht se të hulumtosh përhapjen e një virusi nuk është e thjeshtë sepse duhet të gjesh lidhjen mes të infektuarëve, duket se gjenetika e gjurmëve të gishtërinjëve u ka lehtësuar punën studiuesve. Ekipi përdori bazat e të dhënave të virusit për të gjurmuar këto ndryshime individuale, të njohura si polimorfizma të vetme nukleotide ose SNP.

Kanë qenë vetëm 200 njerëz që morën pjesë në konferencën e Biogen në Boston, e cila u mbajt para se të vendoseshin masat parandaluese për përhapjen më të gjerë të virusit. Prej asaj kohe, kompania ka bashkëpunuar me studiuesit për të ndihmuar në studimin e asaj që ka ndodhur./Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U gjet e vrarë brenda valixhes në Greqi, zbulohet biseda e fundit që bëri kinezja para se të zhdukej 0 9

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 38-vjeçaren kineze, trupi i së cilës u gjet pa shenja jete rreth dy javë më parë në një valixhe që u hodh në një pusetë në Vilia të Greqisë. Ajo ishte shpallur e zhdukur që nga mesdita e 17 Tetorit. Pista kryesore e hetimeve janë të ardhurat që mund të ketë përfituar nëpërmjet punëve që ka bërë në lokale të ndryshme.

Policia po heton lëvizjet e fundit të 38-vjeçares në 48 orët e fundit para zhdukjes. Në mbrëmjen e 15 Tetorit, së bashku me një çift që zotëron dyqane, shkuan në kazino dhe qëndruan për një orë e gjysmë. Aty fitoi një shumë prej 100 deri në 500 euro.

Ndërkohë, 4 shoqet që jetonin në një banesë me të, thanë se 38-vjeçarja u largua nga shtëpia në mesditën e së shtunës, 17 Tetor, pa marrë sendet e saj personale. Sapo mësuan për zhdukjen, u larguan nga shtëpia dhe thanë se arsyeja ishte për kushte më të mira jetese në një tjetër banesë. Këto dëshmi po hetohen ende nga policia.

Ndërsa personi i fundit që e pa ishte një 45-vjeçar kinez, i cili e kishte njohur që kur kishte ardhur në Greqi dhe kishin marrëdhënie të ngushta familjare. Natën që u zhduk foli me një prej tezeve të saj nga Kina dhe që prej atij momenti, gjurmët e saj u zhdukën. E afërmja e saj, e shqetësuar se nuk mund ta kontaktonte më, njoftoi policinë rreth 5 ditë më vonë.

 

 

Zyrtarët e policisë përqendruan hetimet e tyre edhe në disa detaje që zbuluan në celularin e saj. Mediat greke shkruajnë se gruaja me origjinë kineze kishte një aplikacion në celularin e saj për të biseduar në internet me bashkatdhetarët e saj. Policia tashmë ka filluar nxjerrjen e të dhënave nga komunikimet e saj telefonike, nga kamerat në qendër të Athinës por edhe në zonën e Mandrës, Vilias, etj.

Pas disa vitesh Covid-19 mund të bëhet si ftohja e zakonshme, ja çfarë thotë studimi më i ri 0 13

Shkencëtarët kanë zhvilluar disa studime lidhur me koronavirusin dhe kanë dalë në konkluzione të ndryshme.

Sipas një studimi më të fundit, koronavirusi mund të bëhet si një grip i zakonshëm pas disa vitesh, nisur kjo nga vaksinimi masiv i cili mund të ndikojë në atë cikël natyror.

“Ky tranzicion mund të zgjasë nga disa vjet në disa dekada në varësi të shpejtësisë së përhapjes së patogjenit”, raporton Jennie Lavine, studiuese në Universitetin Emory dhe kolegët e saj, në revistën Science.

Pandemia e Covid-19 prek më shumë të moshuarit, sepse trupat e tyre nuk janë mësuar që të luftojnë viruse të reja, siç janë trupat e fëmijëve.

Pasi të ketë qarkulluar për njëfarë kohe, koronavirusi aktual mund të kthehet si një grip i zakonshëm.

Studimet e përgjigjes imune të trupit tregojnë se imuniteti që mund të bllokojë plotësisht infeksionin “zbehet shpejt”.

Virusi mund të ngulitet përgjithmonë në popullatën e njerëzve dhe sapo ekspozimi të jetë fillimisht që në fëmijëri, mund të jetë si një grip i zakonshëm.