Konferenca Kombëtare e Gruas Republikane 0 92

Partia Republikane organizoi Konferencën Kombëtare të Gruas Republikane.
Kjo konferencë u përshendet nga Euro Deputete, deputetë nga Kosova, Maqedonia, Auatria dhe Bullgaria si dhe kryetarja e grave demokrate Albana Vokshi. Ato theksuan se: Të gjitha gratë duhet të luftojnë për të liritë dhe të drejtat e tyre
Vokshi vuri në dukje se: Pavarësisht përpjekjeve tona, sakrificave të shumta, ne nuk ja kemi dalë dot që fëmijët tanë të jetojnë një jetë më të mirë, që të rinjtë të mos braktisin vendin, që varfëria të mos rritet dhe që shpresa të mos humbë në Shqipëri”.
Ky aktivitet ku moren pjese qindra gra në sallë dhe online u diskutua për angazhimin real të gruas në politikë dhe vlera që ato sjellin në jetën politike dhe shoqërore të Shqipërisë.
Gratë dhe vajzat që u bënë pjesë e kësaj konference, të gjitha të suksesshme në profilet e tyre profesionale, nëpërmjet fjalës së tyre, ato trajtuan problemet dhe sfidat që hasin, por dhe vendosmërinë për tu përballur me regjimin e korruptuar të Edi Ramës.
Në fund të konferencës, pasi dëgjoi të gjitha fjalimet e grave dhe vajzave, si dhe video-mesazhet nga eurodeputetet, fjalën e mori kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Duke vlerësuar rëndësinë e rolit të gruas në politikë, ai nxiti gratë që të flasin për veten, për Shqipërinë, por sidomos për politikat që përçajnë dhe përbuzin.
Mediu theksoi se gratë nuk duhet të lejojnë të tjerët të flasin për to dhe të mos pranojnë t’i përdorin thjesht për numra dhe kuota.
“Rama dhe regjimi i tij i korruptuar kërkon që ju të heshtni dhe të mos flisni si sot, të ulni kokën. Kërkon që ju të harroni se kush jeni dhe çfarë doni. Rama dhe sekti që është krijuar sot në politikën shqiptare kanë bindjen se shqiptarët duhet të jenë kokëulur dhe me ta mund të bëjnë çdo gjë. Ata si shqiptarë mund të tallen, mund të dhunohen, mund të rrihen, të shtypen, keqpërdoren, arrestohen, burgosen. Mund t’i lesh papunë, pa arsim dhe pa të ardhme, sepse sipas tyre shqiptarët nuk kanë forcë për t’u ngritur, sepse Rama dhe regjimi i korruptuar që ka ndërtuar, kanë bindjen dhe mendojnë se kanë në dorë jetën, lirinë dhe të ardhmen tonë. Jetën, lirinë dhe ndërtimin e lumturisë, të gjithë ne na i ka falë Zoti. Juve duhet të jeni kudo që flitet; kur flitet për Shqipërinë dhe kur flitet për ju, për të sotmen dhe për të ardhmen. Mbi të gjitha, mos lejoni që të tjerët të flasin për ju, por flisni ju për veten tuaj, duke mos pranuar hipokrizinë dhe keqpërdorimin. Nuk ka vlerë vetëm një femër me pushtet, por ka vlerë pushteti i femrës, duke krijuar së pari pushtet mbi veten tuaj, mbi atë që doni të arrini. Mos pranoni t’ju përdorin për numra, për kuota, që të zbukurojnë shëmtinë e pushtetit dhe të anti-vlerave. Qëndroni më shumë me njëra-tjetrën dhe pranë njëra-tjetrës. Flisni fort dhe hapur kundër politikave që në radhë të parë përçajnë, përbuzin dhe urrejnë e fyejnë. Nga përbuzja, nga përçarja, nga fyerja, nuk ka asnjë gjë të mire”, tha në fjalën e tij Fatmir Mediu.
Më tej ai është shprehur se gratë kanë mundësinë për të bërë ndryshimin në vend, prandaj ato duhet të luftojnë fort.
“Përcillni mesazhin e bashkëpunimit, të qëndresës dhe dashurisë e shpresës. Ju jeni gjenerata që duhet të luftoni fort dhe keni mundësinë të bëni ndryshimin, për t’u bërë të fuqishme dhe të pushtetshme, për t’u bërë game-changer. Duhet të luftoni që gratë të ndryshojnë natyrën e pushtetit dhe jo pushteti të ndryshojë natyrën tuaj”, deklaroi Mediu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos thuaj titull! Triumfi në dorën e Inter, por Conte e ndalon të flitet për trofeun 0 3

Me shkëputjen prej 11 pikësh kur mbeten edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit vetëm një “çmenduri” mund t’i hiqte nga duart Interit titullin kampion. Por Antonio Conte nuk është nga ata që pushtohet nga euforia. Tekniku ka ndaluar jo vetëm festën e parakohshme, por edhe përmendjen e fjalës titull në skuadrën e tij derisa matematika ta vulosë atë. Konfirmimi vjen nga Alessandro Bastoni, mbrojtësi dhe një nga zbulimet më të mëdha në këtë sezon për zikaltërit.

Është ndalur të flasim për titullin. Conte na e përsërit gjithmonë se duhet të jemi të përqëndruar. Kemi bërë një ecuri të shkëlqyer. Këtë e tregojnë 11 fioret radhazi, por do të luftojmë derisa të kemi sigurinë matematikore”, ka thënë futbollisti në një intervistë dhënë në televizionin zyrtar të Interit. Kryesuesit e Serie A do të luajnë të dielën në mbrëmje një ndeshje të vështirë, pasi do të zbresin në fushën e Napolit, që është në garë për një vend në Champions League.

Xhensila dhe stili ndryshe i stërvitjes në oborrin e shtëpisë me paralele dhe pemë 0 3

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se po vazhdon të ndjekë këtë stil ndryshe të stërvistjes. Ajo ka postuar së fundmi në Instagram foto dhe video ku shihet duke bërë ushtrime në oborrin e shtëpisë. Ajo shfaqet edhe në një paralele duke stërvitur muskujt.

Këngëtarja mban veshur një kostum sportiv ngjyrë gri, ku duket në formë të mirë fizike. Fundja, ku ka më mirë se stërvitja në natyrë.