Derek Chauvin, ish-oficer në policinë e Minneapolis në SHBA, është dënuar me 40 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd. Sipas mediave të huaja, 45-vjeçari Chauvin, u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurisë për të mësuar vendimin e jurisë.
Bashkë me të në sallë, ishte edhe avokati që e mbronte, Eric Nelson. Pikërisht, numrin e këtij të fundit, Chauvin e shkruajti në dorë, në mënyrë që nëse shpallej fajtor (gjë që ndodhi) do ta telefononte menjëherë.
Avokati deklaroi se Chauvin kishte frikë se copa e letrës do i merrej, ndaj dhe vendosi të shkruante numrin në dorën e tij. Si një ish-oficer policie që kishte bërë tashmë disa paraqitje në gjykatë, Chauvin parashikonte që të kishte qasje të kufizuar në një telefon, por e dinte se do të lejohej të telefononte avokatin e tij, ka thënë më tej Nelson.
Chauvin, i cili mund të dërgohet në burg për dekada, u shpall fajtor si i akuzuar për vrasje të paqëllimtë të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë.
Juria me gjashtë anëtarë të Bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë ose multiracial u kthye me verdiktin e saj pas rreth 10 orësh diskutimesh brenda dy ditësh.