Kolumbi skuadra zbriti në fushë me… 7 lojtarë 0 17

E pabesueshme ajo që ndodhi në Kolumbi dhe më saktësisht Rionegro Aguilas, një ekip që luan në kampionatin elitar amerikanojugor. Për shkak të një vatre infeksioni të Covid që shpërtheu ditët e fundit, ekipi e gjeti veten me lojtarët të numëruar, për sfidën e planifikuar për orët e fundit kundër Boyaca Chicò.

Megjithatë, Federata kolumbiane ka vendosur që gara të zhvillohet. Prandaj, Rionegro Aguilas u paraqit me lojtarët e vetëm që kishte në dispozicion: vetëm 7 nga të cilët 2 portierë.

Çdo gjë është e dokumentuar më së miri përmes mediave sociale, ku ekipi, duke filluar nga grumbullimi, tregoi mosbesimin për atë që po ndodhte. Në fillim, Aguilas u rreshtua me skemën 2-1-2-1 dhe portierin e dytë në mbrojtje. Imazhet shkuan menjëherë nëpër botë me Marca dhe ESPN të cilët treguan këtë histori të pabesueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ibrahimovic vazhdon kontratën me Milanin 0 13

Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e re me Milanin deri në qershor të vitit 2022, ndërsa raportohet se do të marr 7 milionë euro pagë në sezon.

Kontrata aktuale e 39-vjeçarit do të përfundojë më 30 qershor, por ka negociuar një zgjatje të qëndrimit në “San Siro” edhe pasi t’i mbush 40 vjet.

Ai mbush 40 vjeç më 3 tetor, që i bie në fillim të sezonin 2021-22 të Serie A.

Kjo është hera e dytë që Ibra luan në fanellën e Rossonerëve pas ishte pjesë e tyre edhe në sezonet 2010/11 dhe 2011/12.

Gjatë dy periudhave, Ibrahimovic ka bërë 130 paraqitje për Milanin, duke shënuar 84 gola dhe duke dhënë 32 asistime.

Dështimi i Super League, Ceferin tallet me “rebelët”: Shumë bukur, luajnë vetëm Real Madrid-Juventus 0 26

Dështimi i Super League po jetohet si një revansh personal nga presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin. Pas deklaratave të para, të gjithë në një linjë institucinale, numri një qeverisë europiane të futbollit është kthyer në sulm kundër klubeve “rebelë”. “Sipas meje, nuk ka pasur kurrë një Super League. Ishte një tentativë për të krijuar një Ligë për të pasurit që nuk do të ndiqte asnjë sistem, që nuk do të llogariste piramidën e futbollit në Europë, traditën dhe kulturën e tij” ka thënë Ceferin, që më pas ka ironizuar ideatorët e tentativës së dështuar për krijimin e një kompeticioni të ri.

Sot një klub më dërgoi programin e ndeshjeve të Super League. Ishte shumë I këndshëm, sepse luanin çdo ditë vetëm Real Madrid dhe Juventus”, vijoi presidenti i UEFA në intervistën e tij për një televizion slloven. Ceferin ka folur edhe për mundësinë e penalizimeve për 12 klubet themelues të Super League. “Trupa jonë legale po punon për këtë çështje. Ka një mundësi shumë të vogël që Real Madrid të përjashtohet nga Champions. Rrezikojmë që televizionet të kërkojnë dëmshpërblim nëse nuk luhen gjysmëfinalet. Por në të ardhmen do të jetë ndryshe. Personalisht nuk do të kem kurrë më raporte me disa persona”, është shprehur Ceferin.