“Kolaudimi i makinave një herë në dy vite”, Gonxhe: Ja çfarë ndryshon 0 27

Nga janari kontrolli teknik i makinave do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor,  pas përfundimit të kontratës me kompaninë private SGS.

Ka qënë drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ai që dhënë më shumë detaje për vendimin e ri të qeverisë, gjatë një inteviste në ABC News.

Sipas Gonxhes kolaudimi i makinave do të kryhet një herë në dy vite dhe synohet  të ulen radhët në kolaudim 

“Ky vendim që bëhemi më liberal për kolaudimin njëherë në dy vite, vjen se ka një koshiencë më të madhe, më shumë vetëdije. Ne duam të ecim drejt vetëdeklarimit. Duhet të sillemi si evropiane me këto dy vite pa kolaudim.”- u shpreh ai.

Intervista e plotë e Blendi Gonxhes:

Si e vlerësoi kalimin e kolaudimit nga privati në shtet?
Ne e marrim si besim, si institucion. Kemi investuar dhe mendojmë se kjo është një rrjedhojë e ecurisë së këtij enti, nëse nuk do të kishim këto rezultate. Është një shoqëri publike e shtetit. Ka një besim më të madh, reputacion më të madh, kjo ka bërë që të kemi një vetësiguri më të madhe për ta bërë këtë shërbim vetë.

Unë që do të vij të bëj kontrollin, çfarë do të përfitoj drejtpërdrejt nga ky ndryshim?
Ky vendim që bëhemi më liberal për kolaudimin njëherë në dy vite, vjen se ka një koshiencë më të madhe, më shumë vetëdije. Ne duam të ecim drejt vetëdeklarimit. Duhet të sillemi si evropiane me këto dy vite pa kolaudim.

Ekspertët ishin dashamirës, por kundërshtojnë ndryshimin e afatit nga 6 muaj në 1 vit të kontrollit të mjeteve të transportit publik, taksive apo autoshkollave…
Hezitoj, nuk e ndaj mendimin e tyre, këto janë nga mjetet që kanë shkaktuar me pak aksidente, janë nga më të kontrolluarat, kanë përgjegjësi më të lartë. Janë të licencuara, mjaft më të kontrolluara dhe me statistika, është e realizueshme, sidomos në një vit pandemie që jemi, dhe duam të ulim radhët në kolaudim dhe të shtojmë cilësojnë.

Duke ulur kohën dhe për të rritur cilësinë e kontrollit. Sa stres është që çdo 6 muaj të zësh radhën dhe të paguash përsëri. Kjo pasohet edhe më një masë mbrojtëse, siguresë, do të fuqizojmë rolin e mbikëqyrjes në terren, mjetet mbi 3.5 ton do të kenë një kontroll më të madh në terren. Po të kapëm një muaj pas kolaudimit, nëse e ke lënë mjetin pa rihapur, shkelja do të jetë e dënuar më e rëndë.

Do të jetë përfundimtar kalimi te shteti, apo do të jetë fazë tranzicioni për ta kaluar sërish me koncesion?
Unë e përjashtoj variantin e koncesionit, nuk ka nevojë.

Është folur se do të jepet më vonë?
Kanë qenë parashikime, nuk ka asnjë draft. Kolaudimi nuk ka asnjë tarifë të rritur, do të paguajnë po aq. Do të investojmë në qendra moderne. Do të investojmë në Elbasan.

Janë të gjitha pikat në hartën e Shqipërisë?
Me gjysmën e fluksit që parashikojmë, me formulën e re mendojmë se do të jetë e përballueshme dhe nuk do të ketë motiv për të shtuar pika kot.

Do t’i mbani ata të punësuar që ishin te koncesionari?
Po, do ta përthithim atë strukturë. Do të vijnë dhe do të gjejnë rroga jo të këqija. Pikat e kontrollit do të vijojnë të jenë në të njëjta pika.//Opinion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reshje bore në Korçë/ Vështirësohet qarkullimi, bllokohen disa fshatra 0 4

Qarku i Korçës prej disa ditësh vijon që të jetë në ndikimin e motit të keq dhe me reshje intesive të dëborës.

Njoftohet se mbrëmjen e së premtes kanë vijuar reshjet e borës të shoqëruara edhe me erë në zonat malore. Ndërsa trashësia e borës ka arritur nga 8 deri në 20 cm dhe temperaturat deri në -6 gradë.

Autoritetet kanë njoftuar se kalimi i mjeteve në akset rrugore në orët e paradites rekomandohet me zinxhire ose goma dimerorë .

Ndërkaq mësohet se Qafë Thana, ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve pasi trashësia e dëborës shkon 20-30cm, kurse në Pogradec dhe Proptisht ka ende probleme me energjinë elektrike pasi këto zona furnizohen me fiderin e Librazhdit i cili ka pësuar defekt por ende nuk është gjetur zgjidhja.

Disa fshatrat si Panarit, Trebickë dhe Grabockë vijojnë të jenë të bllokuara si pasojë e reshjeve të dendura të borës./Opinion.al

Tjetër dëshmi rrëqethëse: Dhashë mbi 4 mijë Euro në Sanatorium, babain e lanë pa bukë e pa ujë! Tirja kishte krijuar rrjet të gjerë klientësh 0 5

Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mbaresa Crroj tregoi këtë të premte në emisionin “Stop” se ka harxhuar 4 mijë Euro për të shëruar babain, por ky i fundit fatkeqësisht ndërroi jetë.

Crroj mendon se babai i saj ka ndërruar jetë për shkak të pakujdesisë. Ajo pretendon se ai nuk është ushqyer dhe nuk i është dhënë të pijë ujë. Përveç kësaj sipas saj ai është lënë edhe i pa pastruar.

Ajo denoncoi një pjesë të stafit shëndetësor pasi sipas të cilës kërkonin para. Crroj tregoi se edhe ajo ka pasur kontakt me sanitaren Tire Alldervishi. Sipas denoncueses, sanitarja i ka kërkuar 50 Euro vetëm që t’i rruante babain.

Mbaresa Crroj: Po, përshëndetje! Atëherë unë jam gjendur si puna e asaj vajzës, që ka folur për mamin e saj edhe unë jam gjet në të njëjtin problem. Babai im u shtrua me datë 24 Nëntor dhe ka dalë në fund të Dhjetorit. Gjatë gjithë kohës, 1 muaj, që ka qenë aty, 1 muaj e 10 ditë më duket, unë lashë çunin këtu në Itali dhe vajta në Shqipëri, lashë punën, lashë çunin, lashë shtëpinë, lashë çdo gjë edhe vajta të shikoj babin. Aty në atë spital, është vetëm tregti, është vetëm lekë. N.q.s ti nuk jep lekë nuk shikohesh. Neve lekët i kemi dhënë nga mëngjesi deri në darkë, çdo ditë, të gjithëve infermierët, ka pas raste, që 3-4 infermierë nuk na kanë marrë lekë, që janë treguar me të vërtetë… edhe doktori, që ndiqte babin tim, ai nuk na ka marrë asnjë lek, të tjerët të gjitha, të gjitha… Problemi është, që unë personalisht me gjithë vëllain tim, çdo ditë në mëngjes ngriheshim në orën 6:00 dhe i lenim lekët atyre që kishin ndenjur dhe të pasdites edhe në mëngjes turni i parë infermierët jo sanitarët , infermierët i kanë marrë. Edhe n.q.s doni të shikoni janë telekamerat aty edhe hapni edhe shikoni, se i gjeni vetë çdo gjë, çdo pikë vetë i gjeni. Pastaj janë ato lokalet aty përballë, se janë dhe të shkathëta infermieret sot, aty futen edhe bëjnë takime me familjarët dhe ia marrin lekët. Po jo lekë me 5 mijë lekë, se 5 mijë lekëshi atyre ju duket asgjë.

E kam bërë provë një ditë, nuk kam dhënë lekë për 24 orë dhe nuk ma kanë nxjerrë babin në telefon, e pastaj e dini, që atë robotin, që ka mësuar vetëm një fjalë, ka ngrënë, ka pirë, e kemi larë, e kemi ndërruar. Babi im ka vdekur edhe për të ngrënë edhe për të pirë. Kanë qenë raste, që i kanë vjedhur edhe pijet, që neve kemi çuar nga jashtë-brenda, kemi pasur dhe fakte për këto, se kam dhe njerëz aty brenda unë, që shkonin e shikonin babin tim, në çfarë situate është dhe gjendjen shëndetësore të tij. E kanë gjetur pa ujë, pa lëngje edhe pa supë. Ajo shoqja, që është aty te dera, që vjen e merr çdo ushqim të gjithë familjarëve, ajo merrte lekë, për të futur ushqimin aty brenda. Unë asaj i kam dhënë njëherë 5 mijë lekë në fillim fare, që i kam dhënë dhe numrin të më lidhi me infermierët, e kam parë çdo ditë e më keq… Ajo shoqja… Ani, që unë e respektoj si motrën time, aty tek hoteli jemi bërë si motër e vëlla pavarësisht, se nuk kam lidhje me asnjërin, të bënte vetë puna nga e keqja aty… Ajo vinte çdo ditë me portofolin plot me lekë. Dhe shoqja, që është arrest, ajo Tirja aty, një natë ka fol me mua dhe më kërkoi 50 euro për ti rruajtur babit fytyrën edhe çfarë tjetër, mos e ki problem “ta laj unë, ta shpëlaj unë”. Shkoj e marr një batanije aty me 2 mijë lekë dhe ja ndërroj çdo ditë. Gjëja, që më jepte më neveri është, që ato të sëmurët atje, marrin rrobat nga jashtë, batanije me sëmundje pa larë, t’ua vejnë të sëmurëve nuk është mirë, se neve po luftojmë Covid, meqë Covid është aty.

Mbaresa Crroj: Ne kemi harxhuar shumë lekë…kemi harxhuar shumë lekë… Unë kam pasur 4 000 euro, plus të miat e të vëllait… Nuk jemi kursyer, nuk jemi kursyer për asnjë gjë, asnjë gjë vetëm, se të bëhesh babi më mirë kap e jep, se 5 000 lekshja dhe 10.000 lekshja o shpirti im, atje nuk janë asgjë. Aty nuk hante bukë, nuk hante bukë 5000 lekshe-10.000 lekëshe. Dinë infermierët, e dinë shumë mirë se kush, nuk dua t’i bëj dëm asnjë njeriu, po infermierët vetëm, vetëm ato e dinë, se kush ka marrë lekë, kush e ka parë babin tim. Babai im ka ik vetëm nga pakujdesia. Ai nga 98 kg burrë, 98 kg burrë, erdhi 40 kg. Këmbët e atij, pulpat e atij nuk shikoheshin. Është normal, që Covid e ka bërë atë punë, punën e saj, poooo… ai kishte vdekur edhe për bukë dhe për ujë… Aty brenda në spital, aty brenda vidhen ilaçe. Ne kemi blerë shumë ilaçe, shumë ilaçe, si unë edhe të tjerët…vidhen dhe ilaçet e të sëmurëve. Unë babin një ditë e kam gjetur pa larë pa ndërruar, i kishte hipur më fal për shprehjen, pisllëku deri në kapuç. Edhe kur e them këtë, e di ajo që e ka larë babin tim. Atë ditë, 5 herë ia kam kërkuar pizhamet, të gjithë ndërresat të m’i nxjerrin përjashta. Po a rri njeriu, një i sëmurë me Covid me pulmone të copëtuar, me mushkëri të copëtuar, të rrijë në pisllëk dhe urinë deri në kapuç? Ky është spitali i Covid..!

Gazetarja: Jeni gati ta dëshmoni para drejtësisë versionin tuaj?

Mbaresa Crroj: Si jo?! Po! Po! Ka pas dhe raste, që kanë hyrë nga jashtë brenda, i kanë futur brenda njerëzit, se kërkojnë 150 euro, për t’u fut për të pa të sëmurin./tvklan.al