Kohë pandemie/ Papa Françesko bën gjestin fisnik, ja çfarë do të ofrojë për njerëzit e pastrehë 0 23

Vatikani ka nisur që të reagojë në formën e tij ndaj pandemisë së koronavirusit, duke dhënë një shenjë shprese për të krishterët dhje jo vetëm.

Ka qenë vetë Papa Françesko që me bujarinë e tij edhe në kohërat më të vështira, si periudha që ndodhet bota tani për shkak të Covid-19, ka kryer një akt human.

Në një deklaratë Vatikani zyrtar është shprehur se, do të dhurojë teste Covidi falas për njerëzit e pastrehë.

Sipas njoftimit, do të kryhen ditë për ditë për një kohë të pacaktuar 50 teste në ditë për njerëzit e pastrehë dhe me pamundësi financiare.

Testet do të kryen në një klinikë të posaçme pranë sheshit “Shën Pjetri” në Vatikan, Romë. Personave që u rezulton tamponimi pozitiv, do të dërgohen për trajtim të mëtejshëm, ndërsa të tjerët që rezultojnë negativ, do të shoqërohen në një strehë.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 1,066,401 persona, ndërsa 43,589 kanë humbur jetën./gazetareforma.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rama tregon SHTETIN që na bllokoi negociatat me BE: Kanë zgjedhje në mars, Gjermania luftoi deri në fund por… 0 4

Kryeministri Edi Rama thotë se negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian janë hapur formalisht, por çështja ka ngecur te korniza negociatore për të cilën shtetet anëtare nuk bien dakort.

Rama tha se Gjermania ka luftuar deri në mbrëmje për ta çuar para procesin si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por kryeministri tha se Holanda e ka bllokuar këtë proces.

Sipas Ramës, arsyeja e vetme bllokimit nga Holanda, janë zgjedhjet që ky vend ka në muajin mars të 2021.

“Para pak orësh kam folur me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe nuk më rezulton që…Gjermania ka presidencën dhe ka luftuar deri mbrëmë. Ka luftur për ta çuar para procesin për të dy vendet njësoj. Kush flet për Gjermaninë s’di ça thotë. Unë jam një njeri që jam brenda. Po ju them që thelbi është që Gjermania ka qenë shumë e interesuar që presidenca gjermane të shënojë këtë sukses. Gjermania është kampione në procesin e zgjerimit. Formalisht negociatat janë hapur, dhe duhet miratuar korniza negociatore dhe duhet bërë edhe konferenca. Deri mbrëmë është luftuar për kornizën negociatore, për shkak se nuk ka konsensus. Nuk e pengojnë 10 vende. Thelbi është që BE nuk merr dot vendim nëse s’janë të gjitha dakort, edhe një të bllokon. Historia e procesit nuk është fare e lidhur me çfarë bëjmë ne për sa kohë një vend, dy, tre, pesë, kanë axhendën e tyre elektorale…ka zgjedhje në mars në Holandë. Hollanda nuk e do këtë punë, për çfarë arsye nuk e do, unë mund ta them, se ka zgjedhje në mars”, u shpreh Rama në emisionin “Politikon” në Ora News.

“Shqipëria investon më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor”/ Basha: Nuk vazhdohet më kështu! 0 3

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha thotë se Shqipëria është vendi që investon më pak për kujdesin shëndetësor.

63b788fa-5d9e-49cd-84c8-82c5eb6c694b

Në një postim në Facebook, kreu i demokratëve akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se për 7 vite i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas.

“Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor. Prandaj numri i mjekëve për frymë në Shqipëri është më i ulëti. Kjo është arsyeja pse pagat e mjekëve tanë, që tani po luftojnë në vijën e parë kundër pandemisë, janë më të ultat. Ata që e vuajnë këtë në kurrizin e tyre janë shqiptarët, të cilët paguajnë fatura të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor.

Nuk ka pse të vazhdohet kështu. Ne mund dhe duhet të investojmë më shumë në shëndetësi. Ne mund ti paguajmë më mirë mjekët dhe infermierët tanë dhe mund të shtojmë numrin e tyre. Ne mund të rimbursojmë më shumë për ilaçet dhe ti bëjmë të përballueshme për të gjithë. Të gjitha këto mund të bëhen.

Për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas. Boll më. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan Basha.