Koha e ndryshimeve! Viti i Ri vjen me një njoftim të rëndësishëm nga Yll Limani 0 40

E themi me plot bindje se këngëtari Yll Limani ka bërë namin këtë vit me projekte të reja muzikore, të cilat dëgjohen pa pushim e janë kthyer në hite.

2020-ta ishte i mbarë për Yllin, ndërsa 2021-shi duket se po vjen me ndryshime.

Në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari ka bërë të ditur se që tani e tutje do të jetë në menaxhimin e mikut të tij më të mirë, Bonart Ajvazi, me të cilin na kra prezantuar sonte.

“Më lejoni t’ju uroj vitin e ri duke ju prezantuar me vëllain tim, mikun prej një jete dhe tashmë edhe menaxherin tim, Bonart Ajvazin. Është koha të fillojmë diçka të re dhe t’i besojmë magjisë së fillimeve të reja.”- ka shkruar Ylli.

Mesa duket, ky vit i ri do të vijë sërish me surpriza të mëdha nga këngëtari.

Projekti i tij i fundit ishte në bashkëpunim me Dafina Zeqirin dhe u titullua “Mos shko”, një këngë që u pëlqye shumë dhe u kthye në hitin e këtij dimri.

Në 6 ditë, kjo këngë numëron 1.7 milion klikime në Youtube, të cilat po rriten çdo ditë e më shumë. /iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.

Arriti “rekord” klikimesh, Don Xhoni bën kërkesën e pazakontë për “TikTok” 0 5

Reperi i njohur, Don Xhoni duket se po shijon kulmin e suksesit. Ai bëri namin në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, pasi freestyle “Make a pose” u bë mjaft virale në rrjet duke thyer kështu kufijtë.

Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm në botë publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Së fundmi, reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar Don Xhoni.