“Klodian jemi me ty”, protesta zhvendoset përpara Kryeministrisë 0 74

Protestuesit që reagojnë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha janë zhvendosur tashmë përpara Kryeministrisë duke u ngjitur përpara derës së saj ku kanë dëmtuar edhe pemën e Krishtlindjes.

Protesta që duket se nuk ka një grup të qartë organizator nisi me tensione  përpara Ministrisë së Brendshme, ku mes përplasjeve u lënduan një officer policie, një gazetar dhe një protestues.

Në këtë protestë, është vënë re një numër jo i madh i forcave policore të cilët nuk kanë ndërhyrë edhe në momente tensionesh. Gjithashtu nga pamjet është vënë re se policët nuk kanë patur veshje të specializuara dhe skafandra, por uniformat e tyre të thjeshta. Protestuesit tashmë janë grumbulluar të gjithë përpara Kryeministrisë ku pritet edhe nje shtim i forcave policore dhe atyre te FNSH./Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.

 

Rama nxjerr dëshmitë e banorëve të prekur nga tërmeti: Me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendëm pranë 0 7

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dëshminë e një çifti të moshuarish në zonën e Maminasit, të cilët mbetën pa shtëpi nga tërmetet e dy viteve më parë.

Ata tregojnë përjetimet e momentit të tërmetit dhe çfarë ndodhi më pas me strehën e tyre. Ndërkaq Rama uron një ditë të mbarë “me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendën pranë”.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.