KiE publikon raportin: Shqipëria ka luftuar trafikun e qenieve njerëzore, duhet të forcojë ndëshkimin për autorët e krimit 0 17

Në raportin e tij të tretë mbi zbatimin nga ana e Shqipërisë të Konventës për Veprim Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (CETS Nr.197), grupi i ekspertëve të Këshillit të Evropës (GRETA) konstaton se ka patur progres, por paralajmëron se duhet bërë më shumë për të trajtuar këtë lloj krimi.

Shqipëria bën progres në trajtimin e trafikimit të qenieve njerëzore, theksohet në raport, por duhet të forcojë qasjen e viktimave në kompensim dhe ndëshkimin e autorëve të krimit.

GRETA mirëpret faktin se që nga vlerësimi i saj i mëparshëm në vitin 2016, legjislacioni vendas është ndryshuar për të forcuar të drejtat dhe pozicionin e viktimave. Plani Kombëtar i Veprimit për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2018-2020 përmban aktivitete që synojnë të përmirësojnë identifikimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave dhe mbështetet nga një buxhet i dedikuar. Më tej, është krijuar një Bord Këshillimor për Viktimat nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar Kundër Trafikimit, ku përfshihen edhe të mbijetuar të trafikimit njerëzor.

Raporti i vlerësimit i botuar sot përqendrohet në qasjen në drejtësi dhe në mjetet efektive për viktimat e trafikimit njerëzor. Ndërsa pranon që viktimat e trafikimit njerëzor kanë të drejtë për ndihmë juridike falas pavarësisht nga të ardhurat e tyre, GRETA nxit autoritetet shqiptare të sigurojnë që ata të marrin ndihmë të specializuar ligjore dhe ndihmë juridike në një fazë të hershme.GRETA është e shqetësuar se ka pasur vetëm një vendim penal nga gjykata për kompensimin e një viktime të trafikimit, dhe ende nuk ka një skemë shtetërore kompensimi funksionale në dispozicion të viktimave të trafikimit. Autoritetet shqiptare nxiten të bëjnë përpjekje për të lehtësuar dhe garantuar aksesin e viktimave në kompensim, duke siguruar që mbledhja e provave në lidhje me dëmin që ka pësuar viktima është pjesë e hetimeve penale dhe duke përdorur plotësisht legjislacionin për ngrirjen dhe konfiskimin e pasurive.

GRETA mirepret ekzistencën e njësisë së specializuar policore që heton rastet e trafikimit njerëzor, por shpreh shqetësim në lidhje me numrin e ulët të dënimeve. GRETA u bën thirrje autoriteteve të marrin masa shtesë për të siguruar që rastet e trafikimit njerëzor të hetohen në mënyrë aktive, duke përdorur teknika speciale të hetimit dhe hetime financiare për të mbledhur prova. Autoritetet duhet të sigurojnë trajnime dhe të inkurajojnë specializimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve për t’u marrë me çështjet e trafikimit njerëzor, duke siguruar që ato të çojnë në ndëshkime efektive, proporcionale dhe dekurajuese.

Sipas raportit, është e nevojshme të përmirësohet mbrojtja e viktimave dhe e dëshmitarëve të trafikimit njerëzor dhe anëtarëve të familjes së tyre nga hakmarrja dhe frikësimi i mundshëm nga trafikantët.

GRETA mirëpret përpjekjet e bëra për të përmirësuar identifikimin proaktiv të viktimave të trafikimit përmes ngritjes së njësive të lëvizshme në tre rajone të vendit. Sidoqoftë, GRETA u kërkon autoriteteve që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe zbulimit të rasteve të trafikimit me qëllim të shfrytëzimit për punë, si dhe identifikimit të viktimave të trafikimit midis azilkërkuesve dhe migrantëve. Autoritetet gjithashtu duhet të sigurojnë fonde të përshtatshme për ofrimin e ndihmës për viktimat e trafikimit, përfshirë viktimat meshkuj.

Shqipëria mbetet kryesisht një vend origjine për viktimat e trafikimit njerëzor, me gra dhe vajza të trafikuara jashtë vendit me qëllim të shfrytëzimit seksual, çka përbëjnë dhe shumicën dërrmuese të viktimave të identifikuara.

GRETA paralajmëron që trafikuesit po përdorin gjithnjë e më shumë rrjete sociale për të rekrutuar viktima përmes ofertave të rreme të punës.

Trafikimi i brendshëm ka qenë gjithashtu në rritje, në veçanti i fëmijëve, të trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe lypjes. Raporti vë në dukje se fëmijët romë dhe egjiptianë janë në një rrezik të rritur të trafikimit.

Pavarësisht se është një vend tranzit për refugjatët dhe migrantët, në mesin e azilkërkuesve nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit njerëzor, thotë GRETA.

 

 

 

(BallkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nga Kosova për në Rinas dhe më pas drejt Zvicrës, udhëtimi i fundit i familjes që u shua në aksidentin në Rrugën e Kombit, në luftë për jetën fëmija i vogël 0 5

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 4 anëtarëve të një familje nga Kosova në rrugën e Kombit.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në aksin Milot-Rubik. Viktimë e përplasjes fatale mes makinës dhe një kamioni, kanë qenë burrë e grua dhe 2 fëmijët e tyre, (djali nga martesa e parë e gruas), ndërkohë që fatmirësisht arriti që të shpëtonte vajza e vogël 3 vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se familja me mbiemër Avdiaj ishte nisur nga Kosova për në Rinas, ku do të udhëtonin drejt Zvicrës. Ata kishin hyrë pasditen e djeshme nga pika e kalimit kufitar të Morinës, pa ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit për ta. Policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Ana e zhveshi dhe i bëri masazh, Fatjoni e dënon: ‘Do prekësh me b*thë 10 herë…’ 0 5

Ana ka zhvilluar për të disatën herë takim me Fatjonin dhe sa kalon e më shumë takimet e tyre bëhene dhe më romantik.

Tërheqja fizike mes tyre nuk mungon dhe jo vetëm kaq, por Fationi tha se Ana po i “hy në zemër”. Ndërkohë, në takim ata kanë surprizuar, kur të ulur në një lokal, Ana i ka bërë masazh Fationit.

Fatjoni: Si je me masazhin?

Ana: Nuk jam shumë e kënaqur me atë që më kanë bërë, ty të pëlqen që të masazhojnë.

Fatjoni: Nuk e di ti si je?

Ana: Mua më pëlqen të më masazhojnë.

Ana: Fatjoni është i disponueshëm gjithmonë sidomos për relaks.

Fatjoni: Më pëlqen shumë të ledhatohem

Bora: A ka një tërheqje fizike midis jush?

Ana: Ka, nuk është  vështirë të dallohet

Fatjoni: Ajo po ngre zemrën ti thua tërheqje fizike

Ndërsa teksa po luanin bilardo. Fatjoni i jep dënim Anës 10 squats dhe i thotë disa herë që duhet të ulet aq shumë sa by*ha t’i prekë dyshemenë.