Kevin i vetëm në shtëpi’ u bë baba dhe i vuri djalit emër vajze për arsyen e trishtë 0 21

Macaulay Culkin, ose “Kevin i vetëm në shtëpi”, siç njihet ndryshe, është bërë baba. Ai dhe e dashura e tij Brenda Song janë tashmë prindër të një djali që erdhi në jetë në 5 prill.

Culkin ka zgjedhur për djalin emrin e motrës së tij që e humbi jetën në një aksident tragjik në vitin 2008. Kështu djali quhet Dakota Song Culkin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

”Me kë e ke fëmijën”/ Fansi ofendon Tunën pasi u bë sërish nënë, Patrisi nuk përmbahet dhe e SHAN keq! 0 6

Ditën e djeshme këngëtarja Tuna njoftoi ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë, një djal i cili u quajt me emrin Zen. Pas lajmeve të bujshme mbi ndarjen e saj nga bashkëshorti, Patrisi askujt nuk ja priste mendja se çifti do të bëheshin prindër përsëri.

Pas bërjes publike të lajmit edhe pse të ndarë, Patrisi menjëherë publikoi në InstaStory-n e tij një ndër fotot që kishte postuar Tuna në Instagram, krahas së cilës shkruan: Mirë se erdhe në jetë ZEN

Përpos urimeve të shumta në llogarinë e këngëtares nuk munguan as ofendimet të tipit “me kë e ke fëmijën?”

Ishte komenti i një ndjekësi në postimin e Tunës në “Facebook”, ai që nxiti një debat mjaft të forte mes Patrisit dhe komentuesit.

“Shpalle konkursin”, shkruan komentuesi, ku menjëherë Patrisi nuk ja ka përtuar dhe i ka kthyer përgjigje: Të q**** konkursi ********.

 

 

172b94bc-5928-4810-913f-2c67525dd447-300x195-1.jpg

DETAJE nga vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë 0 8

27 vjeçari Mehmet Qema ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme, pak para mesnatës, si pasojë e goditjes me armë zjarri, raporton newsbomb.al. I riu ka qenë në lokal bashkë me disa shokë të tijët, në lagjen “5 Maji”, Tiranë.

Mësohet se Mehmet Qema prej disa orësh ndodhej në lokal me miqtë e tij, mes tyre dhe autori i dyshuar Marjus Dema. Siç njofton dhe Policia, rreth orës 23.15 të mbrëmjes së djeshme 27 vjeçari ka mbetur i plagosur me armë zjarri, por rrethanat mbeten të paqarta.

Burimet bëjnë me dije se ka qenë një prej shokëve që ishte në lokal me Mehmet Qemën ai që ka nxjerr armën dhe ka qëlluar për vdekje shokun e tij. Marjus Dema, deri tani i shpallur në kërkim si autor i dyshuar, nuk dihet se në çfarë rrethanash ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me një plumb të vetëm në gjoks mikun e tij 27 vjeçar, shkruan newsbomb.al.

Prej disa orësh ai qëndronte në lokal bashkë me viktimën dhe shokë të tjerë të tyre.

Menjëherë pas ngjarjes Marjus Dema është larguar, ndërsa shokët që ishin në tavolinë me 27 vjeçarin e kanë marrë të gjakosur dhe e kanë dërguar vetë te QSUT-ja. Pavarësisht, se ka mbërritur atje me shenja jete, Mehmet Qema nuk ka mundur të jetojë.

Policia ka shoqëruar të gjithë shokët e viktimës Mehmet Qema si persona që kanë dijeni për ngjarjen, dhe për të hedhur më shumë dritë në ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën pak para mesnatës.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.