Këtë nuk e prisnim! Pasi Kanye West pranoi humbjen, Kim Kardashian uron publikisht Joe Biden për fitoren 0 25

Kim Kardashian i ka uruar publiisht fitoren Joe Biden dhe të gjithë janë befasuar nga veprimi i saj. Pasi Kanye West pranoi publikisht humbjen në zgjedhje, Kim ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar se është e lumtur për fitoren e Biden. Ajo ka publikuar në Instagram një foto në të cilën Joe shfaqet përkrah Kamala Harris duke qëndruar përpara një flamuri gjigant të SHBA-ve.

Kim e shoqëroi fotografinë me tre zemra në ngjyrë blu, për të theksuar mbështetjen ndaj Partisë Demokratike.


Ajo u shoqërua nga një numër i madh personazhesh të njohur, duke përfshirë edhe motrat e saj Khloe e Kylie, që ndanë publikisht gëzimin për fitoren e Biden.

Ky postim i Kim vjen pak ditë pasi bashkëshorti i saj, Kanye West, pranoi humbjen në zgjedhjet elektorale duke marrë vetëm 60 mijë vota nga populli. Reperi publikoi në Twitter një foto të tijën, në të cilën shfaqej përpara një harte elektorale shoqëruar me mbishkrimin: “Welp Kanye 2024”, duke konfirmuar se do të rikandidojë pas 4 vitesh./iconstyle.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos më jepni pije: Tayna mahnit ndjekësit me vallëzimin atraktiv duke bërë ‘twerk’ 0 9


Së fundmi reperja ka ndarë me ndjekësit disa Instastory ku shihet duke vallëzuar në mënyrë atraktive për kamerën.

Reperja kishe veshur një bluzë të shkurtër ngjyrë të zezë  dhe xhinse të ngushta të cilat i kishte kombinuar me çizme të gjata.

Ajo në video shihej duke kërcyer në mënyrë atraktive ndërsa po theksonte të pasmet e bujshme, të formësuara nga stërvitjeve në palestër.

“Mos më jepni pije”, është shprehur ajo në mbishkrim./Lajmi.net/

U tha se janë martuar në fshehtësi, reagojnë për herë të parë Arbenita dhe Fero 0 11

Vetëm 2 ditë më parë u mësua se Fero dhe Arbenita ishin martuar dhe të gjithë mbetëm të surprizuar. Burime pranë çiftit bënë të ditur për “Prive” se ata i kishin thënë përgjithmonë “Po” njëri-tjetrit në fshehtësi të plotë. Vetëm shumë pak persona, rreth i ngushtë i familjarëve, kanë qenë në dijeni për këtë martesë të dyshes, ndaj të gjithë u habitëm pas këtij lajmi.

Ndërkohë sot Arbenita dhe Fero kanrë reaguar për herë të parë në rrjete sociale pasi lajmi për martesën u bë publik. Modelja ka ndarë në Instagram disa foto përkrah Feros dhe duket se ata po jetojnë ditët më të lumtura si çift i martuar.null

Arbenita ka publikuar foto nga makina përkrah bashkëshortit të saj, Feros. Në njëren prej tyre ka shkruar: “Si duket një çift që nuk i intereson asgjë”.

Siç duket Arbenita dhe Fero nuk janë shqetësuar aspak që kanë dalë lajmet për martesën e tyre të fshehtë dhe po vazhdojnë ende të jetojnë si normalisht.

Dyshja nuk na kanë lënë asnjë shenjë për të dyshuar në lidhje me martesën e tyre, sepse siç duket gjërat e rëndësishme në jetë duan t’i jetojnë në privatësi të plotë. Vetëm disa muaj më parë, Fero dhe Arbenita u përfolën për ndarje, por më pas i hodhën poshtë vetë zërat përmes postimeve romantike./iconstyle.al