Kërkesa në KQZ: Rama të mos bëjë më fushatë me vaksinat 0 12

Cakaj tha se kandidatët për deputetë të PS-së kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale foto që propagandojnë procesin e vaksinimit.

Duke e cilësuar si shkelje veprimet e socialistëve, ai kërkoi nga kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi që të marrë masa.

“Risjell në vëmendjen e Komisionit Rregullator por posaçërisht Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nenin 91 pika 1 të Kodit Zgjedhor, që parashikon ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Prej disa ditësh ka filluar një proces, i shumëpritur vaksinimi për Shqipërinë, mund të ishte edhe më shpejt, por kjo nuk duhet ti japë avantazhe apo disavantazhe asnjë subjekti politik.

Kontrata është lidhur nga kryeministri, jo nga kryetari i PS-së apo i bashkisë së Tiranës, prandaj ftoj komisionerin që në mënyrë të menjëhershme të marrë masa të ndalojë propagandën, përdorimin e burimeve publike në mbështetje të një subjekti zgjedhor. Cfarë merite ka kryetari i PS-së apo bashkisë Tiranë, që populli shqiptar paguan dhe po blen vaksina, për të përfituar dhe në spot, për të përfituar avantazhe elektorale.

Dhe në spotet, qoftë edhe në Facebook, shikojmë veprimtari jo vetëm e ndaluar, por e paparë dhe dëgjuar në histori, që të miksosh spotin elektoral të një subjekti me vaksinën. Kjo është e tmerrshme, duhet të ndërpritet urgjentisht. Ftoj komisionerin të ndërmarrë një hetim të plotë të thelluar dhe të ndërpritet,” – tha Cakaj.

Pasi ka dëgjuar ankesën e përfaqësuesit të LSI-së, Ilirjan Celibashi tha se i mbajti shënim të gjitha kërkesat duke premtuar se do të procesojë siç edhe parashtrohet në ligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 3

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.