Këngë me Noizyn? Prisni, Tayna po sjell dy bashkëpunime me artistë ndërkombëtarë! 0 70

Ditën e djeshme në rrjet u përfol sërish për një bashkëpunim të mundshëm mes Tayna-s dhe Noizyt dhe shkak është bërë fakti se të dy postuan edhe një video, ku shihen saktësisht në të njëjtin vend.

Kaq mjaftoi që fansat të aludonin se ndoshta dy artistët e suksesshëm po sjellin një këngë së bashku, madje ditën e sotme u përfol se atyre mund tu bashkohet edhe S4MM, i cili ishte po ashtu me Noizyn.

Por, jo! Edhe këtë radhë ajo që i bëri Noizyn dhe Taynën ‘bashkë’ ishte rastësia.

Menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli në një prononcim për “iconstyle.al” mohoi zërat, duke thënë se në fakt tashmë reperja ndodhet në Prishtinë. Por, ai e la të hapur mundësinë për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen.null

Ndërkohë, Rinori shtoi se Tayna ka gati edhe dy bashkëpunime ndërkombëtare, por pa zbuluar emra.

Për shkak të pandemisë videoklipet e këtyre këngëve ende nuk janë xhiruar, por shpresojmë që shumë shpejt të mësojmë se çfarë po na gatuan Tayna.

Tayna është në Kosovë dhe nuk ka patur asgjë të përbashkët me Noizyn. Ndoshta ai ka shkuar pas saj atje. (vendi nga ku të dy postuan video). Po s’i dihet. Në të ardhmen, pse jo! Kemi patur dy bashkëpunime për të publikuar me artistë ndërkombëtarë, por pandemia na ka pamundësuar xhirimet e klipeve.”-shpjegoi Rinori.

Kujtojmë se, edhe në janar të 2019 u përfol se dy artistët po sjellnin një bashkëpunim, megjithatë asgjë nuk u konkretizua.

Sakaq, ata pushtuan rrjetet sociale dy muaj më pas, pasi ndodheshin të dy në Tajlandë, por e gjitha rezultoi një rastësi.

/iconstyle.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po këtë herë kush do të vijë ‘special guest’? Dua Lipa e lumtur jep lajmin e madh për festivalin ‘Sunny Hill’! 0 13

Që nga viti 2016, Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa kanë arritur që përmes festivalit “Sunny Hill Festival” të sjellin në Kosovë yje të mëdha të muzikës botërore.

Pas anulimit përshkak të pandemisë duket se këtë vit mund të organizohet sërish dhe Dua e Dukagjin Lipa kanë dhënë një lajm të madh.

Ata kanë njoftuar se Prishtina do të jetë shtëpia e përhershme e këtij festivali, teksa po shqyrtojnë që ta zgjerojnë më tej në një vend më të madh.

Dukagjin Lipa propozoi ditën e sotme në një mbledhje që festivali të mbahet afër zonës se panaireve në Shkabaj.

Si një prej festivaleve më të mëdha në rajon kemi nevojë për pronë më të madhe. Gërmia i zë vetëm 20 mijë njerëz, kurse prona që ne propozojmë ka kapacitet për 100 mijë. Në këtë pronë do investohen gjysmë milioni euro, do mbillen drunj, do bëhet një liqe artificial, këto do bëhen gradualisht. Kjo pronë tani është shkurre nuk ka asgjë”, tha ai.

Ndërsa Dua u shpreh shumë e lumtur që Prishtina do të jetë shtëpia e përhershme e fetsivalit dhe që do të ketë një vend tjetër për organizimin e tij.

Festivali ynë Sunny Hill Festival tashmë ka një adresë të përhershme në Prishtinë, Kosovë. Jemi kaq krenarë me arritjen e këtij rrugëtimi deri tani dhe mezi presim që të rritemi më shumë në një vend të ri dhe më të madh! Ju faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Do të shihemi së shpejti”, shkroi Dua në një postim.

Paqe më në fund! Enca bën VEPRIMIN e papritur ndaj Noizyt para 2.3 milion personave! 0 19

Enca dhe Noizy, realizuan një nga bashkëpunimet hit të vitit 2016 dhe ‘’Bow down’’ vazhdon të dëgjohet akoma.

Vetëm një vit pas, në 2017, dyshja prishën raportet madje duke hedhu akuza të mëdha në drejtim të njëri-tjetrit.

U tha se Noizy e largoi Encën nga grupi “OTR”, pasi ajo nuk e falenderoi në një prej intervistave të saj.

Por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e dinë kush ishe kur ishe vetëm dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me OTR, kështu që atë self- made shko thuaja dikujt tjetër jo neve, nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse don s’don ti jemi grupi ma i suksesshëm në Shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgje nuk do ndryshojë.”, shkruajti Noizy në një postim publik në Instagram.

Që prej asaj kohe, marrëdhëniet mes dy reperëve që kishin qenë miq të mirë u prishën.

Së fundmi, me rastin e 5-vjetrorit të këngës “Bow Down” që e ka në bashkëpunim me reperin, Enca ka postuar në InstaStory një sekuencë nga ky projekt, ku ka shkëputur pjesën ku duket dhe Noizy. Madje, ajo e ka etiketuar artistin në video.

Ky veprim i këngëtares i ka bërë të gjithë të mendojnë se tanimë dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën problemet e tyre dhe janë pajtuar.