Kënga e saj e fundit është DISS për TAYNËN?! Flet për herë të parë Dafina, ja e vërteta! 0 20

Këngëtarja Dafina Zeqiri është një ndër emrat më aktivë të skenës muzikore shqiptare. Ajo numëron shumë projekte muzikore, në të cilat kujdeset që të shfaqet çdo herë e veçantë, por të rëndësishme janë edhe kuptimet e këngëve.

Së fundi, me anë të një postimi në “Instagram”, artistja sqaroi se kënga “Zili Zili” përshkruan mungesën e vetëbesimit te femrat dhe meshkujt dhe nënshtrimi që bëjnë për t’i përmbushur lakmitë e veta, ndërsa thekson se duhet që secili ta respektojë veten.

“Zili Zili- është pershkrim i mungeses se vetëbesimit dhe nenshtrimit, qe si femrat, po ashtu edhe meshkujt, i bejne vetes per te permbushur lakmite e veta… secili nga ne duhet te kete me shume respekt per veten, moral dhe karakter me te fortë ne menyre qe “zilia” te mos zerë vend ne jetet tona”, ka shkruar ajo.

Kënga “Zili Zili” u publikua në tetor të vitit që e lamë pas, ndërsa numëron mbi 6 milionë klikime në “YouTube”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bora i kapi MAT! Ç’ndodhi mes Sindit dhe Atdheut? Shkelje syri dhe puthje, ja ç’humbëm! 0 4

Ndërkohë që në studion e Përputhen diskutohej takimi i Muratit me Sindin, Bora vuri re një tjetër ‘ngjarje’ që ndodhte ndërkohë.

“Sindi i shkel syrin, Atdheu i dërgon puthje, çfarë po ndodh këtu”, pyeti Bora.

Diskutimi

Atdheu: Ishte një puthje shoqërore

Sindi: po ndjen që po i ikën dikush nga duart

Arjani: Bravo Sindi, shih ca bën. Dike të shkelke syrin.

Bora: unë kam parë afrimitet mes jush dhe në backstage

Sindi: në fakt Atdheu në kohën kur unë s’kam qenë , ishte i vetmi që më ka shkruar dhe më ofroi mbështetjen e tij, dhe e vlerësoj shumë.
Se njërzit në fund të fundit shihen kur ke nevojë dhe je në vështirësi.

Atdheu: po sigurisht se njerëz për kafe dhe dreka e darka kemi plot.

Raporti i Eurostat/ Basha: Rama në 8 vite dështoi në gjithçka, shkatërroi ekonominë dhe detyroi të rinjtë të ikin nga vendi 0 4

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar ekonominë dhe ka detyruar të rinjtë të ikin nga vendi.

Duke iu referuar raportit të EUROSTAT, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv, Basha shkruan se ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin.

“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.
Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!”, shkruan Basha.

foto galeri

foto galeri