‘Kemi kryer marrëdhënie intime’, Arjoni tregon nga fillimi historinë me Anën: Kishte frikë se e puthja në buzë në studio … 0 21

Historia Arjon-Ana ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë ditëve të fundit, që pas fotos së publikuar në shtrat. Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Arjoni ishte në një lidhje direkte për të treguar variantin e tij të historisë.

Ai tregoi se ka nisur të dalë me Anën tre ditë pas hyrjes së tij në program. Arjoni u shpreh se mes tyre ka pasur një histori dashurie, ndonëse e shkurtër. Sipas deklaratës së tij, ai dhe Ana kanë kryer marrëdhënie seksuale.

“Nuk jemi takuar askund tjetër, përpos shtëpisë time, as jashtë, as në lokale dhe as rrugë. Kemi patur marrëdhënie intime. Ajo femër është vazhdimisht në ndjekjen e një preje. E publikova foton sepse dua të parandaloj që një tjetër të jetë viktimë e saj. Ana është gjithmonë në kërkim të një preje.

Nuk ishte për hakmarrje dhe as keqdashësi. Ana duhet të më falenderojë që nuk i kam thënë këto deklarata me gojë, sepse ajo do kishte mohuar gjithçka dhe në një moment të dytë do kisha nxjerrë fakte unë dhe ajo do kishte ngelur shumë bllof.

Kam pasur shumë vështirësi ta kuptoje tamam sikur ishte. Do të prek dhe një moment, kur kemi kërcyer me Anën në studio. U justifikuam të dy sikur Ana nuk po ndihej mirë. Nëse shikoni mirë unë i kam thënë diçka aty. I kam thënë pse vendose buzëkuqin e kuq. Arsyeja pse ajo ka ndaluar kërcimin është sepse mendonte se do ta puthja në studio dhe po ta puthja në studio do mbaronte gjithçka për atë. Ma ka thënë dhe jashtë emisionit që një puthje në studio do ishte konfirmim i një çifti. Ajo nuk donte të dilte me mua. Asaj i intereson vetëm karrigia, të vazhdojë emisionin.

E publikova foton që ajo të mos ketë më mundësi të vazhdojë qëllimin e saj, duke mashtruar çunat. Ajo është një femër dinake”, u shpreh Arjoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Partia republikane realizon takimin ne njesine numer 7 0 9

Gjate pasdites se sotme anetare te partise Republikane u mblodhen ne takimin e organizuar prane njesine numer 7 ne qytetin e Tiranes.

Te pranishem ishin nder te tjere edhe Blendi Sulaj, Famela Sullaj, si dhe anetare te tjere.

Arsyeja e mbledhjes ishte organizimi i metejshem i puneve ne lidhje me zgjedhjet e muajit prill.

Ne takim moren pjese edhe anetare te forumit rinor te partise Republikane.

Pritet te shohim ne ditet ne vazhdim ecurine e organizimeve te bera nga partia Republikane./albaniareport.al

Ups! Selena Gomez e mërziti aq keq Malumën, saqë ai na e tregoi të gjithëve! 0 12

Duket se dikush e mërziti Malumën, dhe shumë po shikojnë drejt Selena Gomez.

Këtë të premte, këngëtarja 28-vjeçare u bëri fansave një dhuratë me kthimin e saj në muzikë. Dhe ata që buzëqeshën më shumë janë fansat latinë, pasi kënga e saj e re është në spanjisht: De una vez.

Fabula e këngës flet për dhënien fund një marrëdhënieje dhe në vetëm 25 orë klipi i kapërceu 15 milionë shikime.

Ndërsa “selenatorët” janë super të emocionuar nga ky projekt dhe po praktikojnë spanjishten(ata që s’dinë), një reagim i Malumës ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke na bërë të dyshojmë se i drejtohet këngëtares amerikane.

Vetëm pak orë pas lançimit të këngës, Maluma shkroi në një status në Twitter: “Nëse nuk doni të punoni me dikë vendoseni në dijeni. Ka njerëz që shpresojnë kot që në fund të marrin 0. Sinqeriteti mbi të gjitha.”

Pse fansat mendojnë se kjo i referohet Selenës?

Nëse e thua për Selenën, ajo e bëri të qartë në një intervistë se nuk do të bashkëpunojë me ty dhe ashtu bëri!”-i shkruante një nga fansat kolumbianit. Intervista të cilës i referohet ndjekësi është një ku Selena dyshohet se kritikoi Maluma për këngën “Cuatro Babys”.

Në vitin 2017, këngëtari i “Hawaii” i shkroi koleges së tij në Twitter: “Do të doja të bëja një këngë me ty. Zoti të bekoftë, ti je një shembull. Unë të admiroj”.

Sakaq, në vitin 2018, Maluma ka thënë në një intervistë për një media braziliane se kishte qenë në kontakt me Selena Gomez për të punuar, por që mesa duket ajo ishte shumë e zënë dhe bashkëpunimi i tyre nuk u realizua kurrë.

Në dhjetor të viti që lamë pas media të tilla si ‘Popsugar’ raportuan se artistët filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, duke shkaktuar thashetheme për një bashkëpunim të mundshëm.

Megjithatë, aktualisht Maluma nuk është në listën e personave që ndjek Selena në këtë rrjet sociale, teksa kolumbiani vijon ende ta ndjekë atë.

Nuk mund të themi me siguri se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe nëse statusi i “pretty boy, dirty boy” i adresohet Selenës, por për momentin kjo është teoria që po qarkullon në rrjet. A do kemi një bashkëpunim mes tyre në të ardhmen? Kurrë nuk i dihet./iconstyle