“Kemi humbur 29 miliardë dollarë nga shitja lirë e vaksinës”, zyrtarët e AstraZeneca: Nuk do të ndodhë më 0 29

Mediat britanike kanë publikuar të premten një artikull ku raportojnë disa të dhëna, sipas tyre zyrtare, se kompania AstraZeneca sakrifikoi 29 miliardë dollarë duke e shitur vaksinën e saj kundër koronavirusit pa përfitim.

Kompania britanike është zotuar të prodhojë 3 miliardë doza të vaksinës të zhvilluar me Universitetin e Oksfordit për një çmim mesatar prej vetëm 5 dollarësh për dozë që konsiderohet minimumi i nevojshëm për të mbuluar kostot.

Vendimi i saj për të hequr dorë nga fitimet e mëdha është një veprim i paparë nga një biznes shumëkombësh, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ta konsiderojë atë si ‘vaksina për botën’.

Por kritikët në BE janë përpjekur ta sulmojnë kompaninë për problemet që lidhen me furnizimin dhe ta fajësojnë atë për vonesat e shpërndarjes së vaksinave në vendet e bllokut. Disa madje e kanë akuzuar atë për ‘pandershmëri’ dhe fshehje të dozave.

Këto sulme thuhet se kanë lënë të tronditur drejtuesit e AstraZeneca dhe për këtë arsye disa prej tyre kanë sugjeruar të heqin dorë nga i njëjti vendim në të ardhmen. Nëse fitimi do të kishte qenë qëllimi i saj kryesor, Astra mund të kishte rritur ndjeshëm të ardhurat e saj.

Daily Mail ka mësuar se nëse firma do të dyfishonte çmimin për vaksinë në 10 dollarë, ajo mund të arrinte një përfitim prej 13 miliardë dollarësh në të ardhura, ndërsa 3-fishimi i saj do të sillte mbi 21 miliardë dollarë.

Rivalët e AstraZeneca kanë shënuar fitime të mëdha gjatë pandemisë. Vaksina Pfizer-BioNTech kushtuar rreth 20 dollarë për dozë dhe Moderna rreth 32 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkon në 350 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri 0 4

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecen me ritme të kënaqshme ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në vendin tonë janë kryer 350 mijë vaksinime.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime.

Në total, në Shqipëri janë 24 888 qytetarë të infektuar me covid, 18 195 prej tyre janë në Tiranë.

Beyonce merr vëmendje të plotë në Miami falë veshjeve të përzgjedhura 0 3

Këngëtarja u largua në Miami gjatë fundjavës, duke sjell kështu disa kombinime mahnitëse veshjesh.

Të shtunën, ajo kishte veshur një bluzë argjendi vezulluese të kombinuar me një fund, i cili kishte një të çarë në këmbë, teksa shijonte perëndimin e diellit në jaht me miqtë e saj.

Të nesërmen, ajo veshi një fustan të shkurtër me stampime skulpture nga marka britanike Aune që përfshinte ngjyrën e gjelbër dhe gri, kombinuar me doreza të njëjta, vathë të mëdhenj ari, çantë të verdhë dhe taka të gjelbra.