Karantina për emigrantët nga Greqia, reagon Meta: Mbështes plotësisht gjetjet e Avokatit të Populli. Të anulohet çdo vendimmarrje 0 24

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Avokatit të Popullit, që më herët kishte vlerësuar se duhet të hiqet karantina për të kthyerit nga Greqia.

Meta thekson se mbështet tërësisht deklaratat e Avokatit të Popullit, duke thënë se të kthyerve nga Greqia iu është kërkuar të nënshkruajnë formular me detyrim.

Reagimi i presidentit Ilir Meta:
bështes plotësisht gjetjet, vlerësimet dhe Rekomandimet e Avokatit të Popullit, për anulimin e menjëhershëm të Urdhërit nr. 219, datë 19.4.2021, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për karantinimin e personave që  vijnë  në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe institucionet përgjegjëse shtetërore, përfshirë dhe pikat kufitare, jo vetëm duhet të anulojnë çdo vendimmarrjeje, që rëndon pozitën e shtetasve shqiptarë në mënyrë jo proporcionale, por kanë përgjegjësinë të hulumtojnë dhe të marrin vendime që njëkohësisht me garantimin e sigurisë shëndetësore, të respektojnë edhe të drejtat dhe liritë themelore, siç është e drejta për të zgjedhur.

Është për të ardhur keq, që emigrantëve në kufi, që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, u është kërkuar nënshkrimi i një formulari me detyrim, për vetëkarantinimin 14 ditor.

Kjo kërkesë ka ardhur mbi bazën e një akti që nuk kishte hyrë ende në fuqi, pasi Urdhri nr. 219, datë 19.4.2021, i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si një akt me karakter normativ, në përputhje me nenin 117, pika 1, të Kushtetutës, merr fuqi juridike vetëm pasi botohet në Fletoren Zyrtare.

Akoma më i keqardhur ndihem për faktin se, në situatën pandemike, vijon mosbotimi i akteve zyrtare në kohë dhe një urdhër që pasohet me sanksione administrative, zbatohet pa hyrë ende në fuqi, e publikohet 2 ditë pas miratimit e zbatimit.

I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përmes Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin, dhe çdo organi tjetër kompetent për dhënien e masave administrative, të kenë kujdes nga dalja e Rekomandimit të Avokatit të Popullit për anulimin e Urdhrit 219, datë 19.4.2021, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Merrni masa të reagoni me përgjegjshmëri, objektivitet, dhe jashtë ndikimeve politike! Mos cenoni të drejtën e votës së bashkatdhetarëve tanë!
Edhe 48 orë nis llogaridhënia për shkelësit e Kushtetutës dhe të ligjit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 11

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 11

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.