Kanye do zhvendoset në Europë? Punë e madhe, edhe Kim e ka të qartë çfarë do bëjë pasi të divorcohet 0 23

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit. Për këtë ndarje të tyre janë thënë shumë e shumë fjalë, aq sa u aludua se Kanye kishte tradhtuar Kim me Jeffree Star.

Në fillim ky supozim u ngrit në Tik Tok dhe u përhap me shpejtësi në media. Thuhej se Jeffree ishte zhvendosur për të jetuar pranë Kanye, mirëpo ai i hodhi poshtë të gjitha thashethemet. Ylli i “Youtube” tha se nuk ka fjetur kurrë me reperin dhe se të gjitha lajmet e përhapura për ta kanë qenë shumë qesharake.

Ndërkohë është mësuar se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Europë. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.

“Pasi divorci të finalizohet, Kanye ju ka thënë miqve të tij se e sheh të ardhmen e tij në Londër. Ai është i vendosur që ta përhapë korin e shërbimit të së Dielës në Evropë dhe mendon se Londra do të ishte një bazë e mirë”, kanë thënë burimet për “Mirror”.null

Por, duket se edhe Kim i ka planet e qarta për periudhën e re që e pret. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo do i përkushtohet bizneseve dhe realizimit të ëndrrave të saj. Ndonëse është shumë e mërzitur nga përfundimi i “The Keeping Up With the Kardashians”, Kim është tejet e emocionuar për punën me Hulu’.

“Kim është duke u përqëndruar në vitin e ri dhe shumë gjëra të mahnitshme që po vijnë. Ajo ka provuar gjithçka që mundet për t’i bërë gjërat të funksionojnë me Kanye por nuk po funksionon. Ajo e ka mbajtur marrëdhënien me shpresën e një ndryshimi dhe për hir të fëmijëve, por të gjitha shenjat tregojnë për divorc. Mundësia që i është ofruar i jep asaj një kontribut më kreativ dhe do të jetë një fillim i ri për të. Ajo është përqendruar në rritjen e fëmijëve të saj, që të jenë në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm, po ashtu është ndjerë e mbingarkuar duke u përpjekur të kujdeset edhe për të”.

Nga ana tjetër, fansat tashmë po spekulojnë se me kë do të dalë ylli i “Keeping Up With the Kardashians” pasi i dha duart reperit.

Shumë njerëz në Twitter po shkruajnë se 40-vjeçarja  mund të dalë me analistin e CNN Van Jones, me të cilin ajo ka punuar dikur. Një person shkroi në Twitter: “Unë përpiqem të mos merrem shumë me showbiz por Kim Kardashian & Van Jones nuk më duken shumë larg njëri-tjetrit. Kim po përpiqet për t’u bërë një avokate. Van Jones është avokat. Të paktën i ka bërë llogaritë. ”

Në 2018, Jones u takua me Kim në Shtëpinë e Bardhë, teksa Jones tha për Andy Cohen në “Watch What Happens Live” në 2019 se ylli i reality-showt është “e shkëlqyeshme”, duke shtuar se ajo do të bëhet një avokate e mirë sepse është “tepër bindëse dhe këmbëngulëse”. Ai gjithashtu zbuloi në atë intervistë se ai është në kontakt me Kim disa herë në javë.//Iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 7

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.

Jo vetëm ‘Përputhen’, ja në cila projekte do i shohim tani Andin 1 dhe Andin 2 0 8

Andi Shehi dhe Andi Artani u bënë të njohur nga pjesëmarrja e tyre në “Përputhen”, ku të dy morën vëmendje. Andi 1 me historinë me Tean dhe Andi 2 me historinë me Jasminën.

 

Por ata nuk i bashkon vetëm “Përputhen”. Të dy jashtë programit, janë edhe modelë e së fundmi kanë marrë pjesë në dy videoklipe të këngëtareve shqiptare.

 

Andi 1 është shfaqur në videoklipin e Shkenda Dubovës me titull “Si dikur”.

 

Ndërsa Andi 2 do të shfaqet në klipin e ri të Diona Fonës “Sheqer”.