Kanabis dhe fishekë në banesë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë 0 41

Policia e Tropojës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi në banesën e tij janë gjetur lëndë narkotike dhe 80 fishekë.

Sipas autoriteteve, në pranga ka rënë i riu i identifikuar me inicialet K. B., banues në fshatin Cërnicë të Tropojës.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi i policisë

Tropojë/ Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet një sasi lënde lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa fishekë. Vihet në pranga poseduesi i tyre.  Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. B., banues në fshatin Cërnicë, Tropojë.  Si rezultat i kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 184 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 80 fishekë. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 25 vjeç, banues në fshatin Cërnicë, Tropojë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Çfarë ndodhi? Biznesmenit të njohur i bëjnë ‘copë’ xhamat e makinës, autorët i lënë mesazh 0 33

Mëngjesin e sotëm makina e një biznesmeni në Shkodër ka rënë pre e një sulmi.

Mësohet se bëhet fjalë për mjetin “Tiguan” në pronësi të shtetasit Nikolin Shqau.

Sipas informacioneve ai e kishte parkuar para derës së shtëpisë në momentin që është sulmuar nga disa persona të paidentifikuar.

Autorët kanë thyer xhamat e makinës me hekur dhe duke shkaktuar dëme të tjera.

Nikolin Shqau ka kuptuar se diçka kishte ndodhur kur dëgjoi sinjalin e makinës, kur doli jashtë ka parë makinën të thyer, teksa brenda saj ishte dhe një letër, që nuk ëshstë ende e qartë se çfarë shkruhej aty.

Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje të ndodhur, Shqau ka thënë se i vetmi dyshim është tek një person i cili i ka kërkuar biznesmenit që ta marrë në punë tek bizneset e tij dhe ky i fundit ka refuzuar për një sërë arsyesh.

Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat ku ndodhi ngjarja si dhe letrën që është gjetur në makinë, dhe po punohet përidentifikimin e autorëve./fastnews

Kujdes, këto akse rrugore janë të rrezikshëm nga ngrica, ARRSH: Mos kaloni pa zinxhirë! 0 24

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore të vendit, për shkak të motit të acartë që ka përfshirë vendin.

Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët bore në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese, teksa qarkullimi në këto rrugë kryhet pa probleme.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët 🌧në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, 🚜 ku është punuar me shpërnadrjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme🚖
null📌Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave ❄️në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë✔️

//B.W