Kafenetë plot, auditoret bosh/ Masat e dështuara të pandemisë 0 37

Prej marsit të vitit të kaluar mësimi në universitete është zhvendosur online dhe auditoret kanë mbetur bosh. Shoqëruar me problematika të shumta, mësimi online e ka provuar që ishte një eksperiment i dështuar, ashtu si kanë qenë edhe masat e marra gjatë pandemisë.

Kafenetë plot, auditoret bosh

Në të gjithë vendin kafenetë, baret dhe restorantet janë prej kohësh të hapura duke u bërë pika grumbullimi dhe shpërndarjeje të virusit. Nga ana tjetër nuk është menduar asnjë plan për hapjen e auditoreve, ndërkohë që çdo gjë tjetër në vend vazhdon aktivitetin normalisht. Natyrisht, askush nuk mund të ishte pro hapjes së auditoreve në një kohë kur pandemia ishte në kulmin e saj dhe grumbullimet mund të përbënin rrezik për studentët dhe familjet e tyre.

Pyetja që na vjen natyrshëm është:

A nuk janë kafenetë pika grumbullimi të rrezikshme?

Po vendet e punës që nuk prodhojnë asnjë të mirë bazike dhe mbledhin mijëra punëtorë në hapësira të kufizuara?

A duhen rihapur auditoret?

Në këto kushte, a nuk duhet qeveria dhe Komiteti i Ekspertëve të mendojnë një plan për rihapjen e auditoreve me masa të shtuara për mrojtjen nga infektimi. Institucionet e arsimit parauniversitar janë të hapura dhe çdo ditë në to ka grumbullim nxënësish, ndërkohë studentët krijojnë mangësi në mësimin online.

Qeveria ka dështuar në menaxhimin e stituatës së pandemisë dhe sidomos me universitetet. Në këtë situatë aspak të favorshme për studentët, mbase zgjidhja më e mirë do të ishte hapja e auditoreve me një plan masash që sigurojnë mbrojtjen e tyre. Në fund të fundit, grumbullimi në universitete është më produktiv se grumbullimi në kafene. Në auditore, studentët të paktën do të marrin dijet e munguara.

Problemet e mësimit online

Mësimi online ka qenë diskriminues dhe shumë studentë nuk kanë mundur ta ndjekin për shkak të mungesës së internetit. Një pjesë e mirë nuk kanë as pajisjet e nevojshme për ta ndjekur mësmimin. Këtë vit studentët po detyrohen të paguajnë tarifa për mësimin që kanë ndjekur nga telefonët e tyre. Ndërkohë, një pjesë e studentëve që janë në degët e mjekësisë apo inxhinierisë, nuk kanë ndjekur as praktikat e nevojshme. Ka studentë që për shkak të mungesës së internetit detyrohen ta ndjekin mësimin në kafene, të tjerë detyrohen ta ndjekin gjatë orarit të punës. Rikthimi në auditore nuk do ta ndryshonte diskriminimin ekonomik që iu bëhet studentëve, por të paktën do justifikonte tarifat e majme që janë të detyruar të paguajnë./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Balla ftoi PD t’i bashkohet nismës për shkarkimin e Presidentit, reagon Bardhi: Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi është… 0 13

Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili i kërkoi sot nga parlamenti PD t’i bashkohet nismës për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Bardhi deklaron se vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë është gjëja e e vetme me të cilën duhet të merremi dhe se çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale.

“Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, deklaron Bardhi.

 

 

Më herët Balla i bëri thirrje në parlament kreu të PD Lulzim Basha t’i bashkohet kësaj nisme për më të mirën e vendit.

“Prandaj thirrja ime për anën e djathtë të kësaj salle është një thirrje në emër të nevojës që Shqipëria ka për tu shkarkuar nga një turp qe nuk e meriton.

Thirrja ime për ta mbështetur këtë procedurë shkarkimi shkon edhe për Partinë Demokratike dhe personalisht për Lulzim Bashën. Tashmë PD ka në këtë sallë deputetë që garuan në emër të saj edhe më 25 Prill dhe Do të ishte dinjitoze që edhe opozita e Lulzim Bashës po ashtu t’i bashkohej kësaj iniciative moralisht”, deklaroi Balla.

Gjermania jep 50 milionë euro për transport të gjelbër në Tiranë 0 15

Transporti urban publik shihet si shkaktar kryesor i ndotjes së ajrit në Tiranë. Tani me ndihmën gjermane i hapet rruga një projekti për transportin ekologjik.

Burime zyrtare nga Ambasada Gjermane në Tiranë, bëjnë të ditur se i është hapur rruga zbatimit të fazës fillestare të projektit “Transporti Ekologjik në Tiranë”. “Ky projekt ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban publik sa miqësor me mjedisin dhe klimën, aq edhe të besueshëm dhe të përballueshëm për qytetarët në Tiranë,” theksohet në njoftimin e ambasadës gjermane në Tiranë të mërkurën, (5.05).

Faza fillestare e projektit “Transporti Ekologjik në Tiranë” u bë e mundur në sajë të një marrëveshjeje mes qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, (RFGJ) dhe asaj të Shqipërisë, të nënshkruar në fund  të muajit të kaluar, për financimin nga qeveria gjermane me një kredi prej 50 milionë euro, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).  Zbatimi i tij vjen pas një studimi të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusash në Tiranë, të përqendruar në problematikat teknike, financiare, sociale e mjedisore që hasen në tre korridorët  kryesorë të kryeqytetit: Kinostudio-Kombinat, Unazën e tretë dhe Tiranën e Re. Studimi u krye me një grant të qeverisë gjermane prej 1,7 milionë eurosh, përmes KfW, të lëvruar në vitin 2019, thekson njoftimi i ambasadës gjermane në Tiranë.

Transporti urban publik – shkaktar i ndotjes së mjedisit

Sipas të dhënave zyrtare të Open Data – Tirana, transportit publik urban në kryeqytet që nga viti 2013 kryhet vetëm nga 11 operatorë privatë në 16 linja të ndryshme të autobusësh. Çdo ditë 311 autobusë kalojnë nga periferia në qendrën e kryeqytetit dhe anasjelltas. Vetëm  271 prej tyre janë me platformë për persona me aftësi të kufizuar dhe vetëm 62 të pajisur me kamera sigurie.

Rreth 200,000 persona udhëtojnë gjatë ditës në linjat e transportit publik urban në Tiranë. Në një studim të këtij viti nga specialistët e Institutit të Shëndetit  Publik, (ISHP) transporti urban publik në Tiranë cilësohet si një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në kryeqytet. “Tirana është një nga qytetet më të ndotura të Shqipërisë me 100 mikro gramë për metër kub me grimca të ngurta, blozë dhe benzene, shifër që është disa herë më e lartë se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian”, thekson studimi i në fjalë.

Një ndotje e tillë e mjedisit, konsiderohet nga specialistët e ISHP si një nga shkaktarët kryesore për sëmundjet e mushkërive dhe shtimin e rasteve me kancer të mushkërive. Projekti “Transporti Ekologjik në Tiranë”, i financuar nga qeveria gjermane me 50 milionë euro përmes bankës KfW, synon të fillojë kthesën pozitive të qëndrueshme të kësaj situate. KfW në Shqipëri, në zbatim të bashkëpunimit  financiar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme, thekson njoftim i ambadsadës gjermane në Tiranë.

Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar filloi në vitin 1988. Që nga ai vit Qeveria Gjermane, përmes KfW ka angazhuar një shumë totale prej 1.3 miliardë eurosh për sektorët kyç të furnizimit me ujë, menaxhimit të mbetjeve, energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, duke u bërë kështu donatori kryesor bilateral me Shqipërinë.