Ju betohem ua hodha bisedën telefonike”! Skandali Tea-Beart, ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Produksioni i mbajti me shantazh 0 43

Emisioni “Për’puthen” premton skandale të reja, të paktën nisur nga një postim i pak minutave më parë të ish-konkurrentit, Erjon Geca. Geca deklaron se produksioni ka qenë në dijeni të lidhjes mes Teas dhe Beartit dhe se përmes kontratës dhe shantazhit i ka detyruar personat e përfshirë në këtë histori, që të mos thonë të vërtetën.

Më tej, ai rrëfen se zotëron një bisedë telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios dhe se sipas Erjonit, stafi lutej që fotografitë të mos publikoheshin.

“Mos thoni më se produksioni s’ka qenë në dijeni se ju betohem ua hodha bisedën telefonike, që produksioni u vu në dijeni dhe vazhduat t’i mbanit edhe pse e dinit të vërtetën që ishte jashtë studios. Ja ta them unë pse nuk i la të lidheshin bashkë. Donte t’i mbante peng deri në fund, për arsye audience, pasi pa se çiftin e donte publiku dhe po merrte shumë klikime emisioni. Problemi i produksionit ishte t’i mbante këta me shantazh, me atë dreq kontrate, që të rrinin deri në fund, që të arrihej misioni fake, që ju detyruat të bëhej ashtu. Sepse me këtë çift të detyruar që bëtë, produksioni lëpinte buzët duke numëruar klikimet. TURP për këtë që po bëni, lërini të lirë të krijohen vetë çiftet e jo t’i detyroni ju për klikime. Ekziston një bisedë telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios duke vërtetuar me foto këto gjëra dhe produksioni lutet që të mos të dalin ato foto, sepse i interesonte t’i mbante në studio për efekt audience dhe jo t’i linte të lirë dhe thotë mos hidh gjë se deri në janar do i mbaj, pastaj do dalin çift. Dhe këtë bisedë telefonike e posedoj unë, por duke qenë se është konkurrent më duhet të marr okay nga personazhi që ta hedh dhe besoj se jemi në rrugën e duhur, se s’dua të bëj pabesi ndaj tij, por nëse ndodh që mashtrimet vazhdojnë, atëherë do e nxjerr pa menduar fare më gjatë. DURIM dhe do dëgjoni të vërteta që vetë produksioni i pranon dhe i thotë”, përfundojnë postimet e tij në Instagram Story.

/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 12

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱