Jonida Vokshi tregon momentet e vështira dhe inatin me bashkëshortin: Futesha në dhomë dhe vetëm qaja… 0 7

Fjala “i poshtër” i përdorur nga Jonida Vokshi, është përdorur me shaka. Edhe pse Besniku, në të vërtetë, nuk u tregua i sinqertë me bashkëshorten e tij pak pas lindjes së vajzës së tyre, Emi.

Nga ‘Kurthi i Piter Panit’, Jonida Vokshi zbuloi disa prej sikleteve e momenteve delikate të mëmësisë. Madje edhe në rastet kur ka qarë e vetme në dhomën e saj.

Frika e fëmjës aq të vogël në krahët e saj, frika e një qenieje aq të brishtë, shoqëruar pastaj me pikëpyetje të tjera, fare të zakonshme për nënat e reja, natyrisht kanë qenë të pranishme edhe te Jonida, e cila shpeshherë është ndier keq përballë sfidave të natyrshme të paslindjes.

Por Besniku, hileqar, “i poshtri”, siç e quante ajo, në fshehtësi lexonte se si duhet të mbahej fëmija kur kishte dhimbje barku, si duhej qetësuar kur qante shumë etj. etj. Këto “truke” të vogla që babi i ri kishte nisur t’i praktikonte sapo i mësoi, po e qetësonin Emin më shumë sesa e qetësonin me të ëmën.

E ndier keq nga kjo situatë, pse e sapolindura qetësohej me të atin dhe jo me të, Jonida kishte pasur raste edhe kur kishte qarë për më shumë se një orë në dhomën e saj… “Ngaqë Emi nuk qante me Besnikun dhe qante me mua dhe ngaqë të gjithë të afërmit kishin vënë re që Besniku e qetësonte, më bëri të ndihesha keq. U futa në dhomën time dhe qava një orë…” – u tha Jonida fëmijëve, por tani nuk ka më frikë, sepse është mësuar, madje mund edhe ta hedhë hopa e të kënaqet me të bijën njëlloj si i ati. Edhe më shumë, po të doni…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WOW! Ylli botëror shkëlqen e veshur nga stilisti shqiptar! 0 5

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti ka veshur modelen e njohur amerikane, Chrissy Teigen.

Bukuroshja ka marrë pjesë në “Global Citizen Vax: Koncerti për të ribashkuar botën”, e veshur me një fustan të stiluar nga ai.

Chrissy ka marrë të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq, me fustanin në ngjyrë portokalli dhe material saten. Ajo shoqërohej nga vajza e saj Luna.

Ufff! Moderatorja shqiptare ‘çmend’ rrjetin, heq fare rrobabanjot në Maldive 0 5

Moderatorja e njohur, Lei Kraja së fundmi po shijon pushimet në Maldive, duke postuar vazhdimisht foto në rrjete sociale ku shfaqet në super formë me bikini.

Por kësaj radhe ajo i ka hequr edhe ato duke u shfaqur tërësisht e zhveshur e mbuluar vetëm me gjethet e palmës.

E pyetur se me kë po kalon këto pushime, prezantuesja ka thënë se atje është me shoqe duke mos zbuluar nëse është edhe dikush tjetër që po i shoqëron.