Johnson do vaksinohet, kryeministrit britanik i vjen radha sipas moshës 0 25

Në një njoftim që do konsiderohet si mbështetje për efektivitetin e vaksinës së Oksfordit dhe Astra Zenencas, kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar pas njoftimit te Agjencisë Evropiane të Barnave për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës, se ai do ta bëj nesër vaksinën anti covid dhe ajo do jetë Astra Zeneca.

Mbështetje më të madhe për vaksinën britaniko- suedeze të Oksfordit dhe Astra Zeneca e cila mori sërish dritën jeshile  nga autoriteti rregullator evropian, pas atij  të marrë nga autoriteti britanik më herët, duket se do ia japë kryeministri britanik Boris Johnson i cili ka njoftuar se do ta bëjë nesër vaskinën e anti-covid, pasi tani i ka ardhur radha në bazë të kriterit të moshës, dhe  vaksina që ai do të bëjë do jetë pikërisht kontraversja deri ketë pasdite ajo e Oksfordit dh Astra Zenencas.

Kryeministri britanik tha se rregullatori britanik ka rishikuar sërish të dhënat e vaksinës dhe ka konfirmuar se përfitimet nga bërja e kësaj vaksine janë më të mëdha se sa rreziqet.

Pas rregullatorit britanik edhe agjencia evropiane e barnave e konsideroi këtë pasdite këtë vaksinë të sigurt dhe efektive.

Në Britani vetëm 5 raste nga 11 milionë doza të Oksfordit dhe AstraZenekas kanë njoftuar për mpiksje gjaku, e barabartë me 1 në 1 milion veta , ndërkohë që risku nga vdekja  nga koronavirusi në personat nga 40 deri 49 vjeç është 1 në 1000 veta. Ndërkohë numri total i vaksinave të bëra deri më sot në Britani është 25.7 milionë doza.  Boris Johnson  tha se nuk do ketë ndryshime në “hartën e rrugës” së Britanisë për daljen nga pandemia e cila në fund të muajit fillon hapjen e madhe të shoqërisë drejt normalitetit.

Britania e Madhe sot njoftoi vetëm 95 vdekje në ditë ndërkohë pati rreth 6 mijë infektime, shifrat që janë regjistruar njësoj me ato në tetor të vitit të kaluar, para valës së tanishme të pandemisë e cila është në grahmat e fundit, të paktën këtu në Britani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktori i njohur mbetet ‘trokë’, ish-gruaja e tij shpenzon 200 mijë dollarë në muaj për rroba 0 6

Avokati i aktorit të njohur amerikan Robert De Niro ka thënë dje se divorci i vështirë i ish-yllit të ekranit me Grace Hightoëer i ka mbaruar të gjitha paratë.

Një gjykatës ka vendosur më herët se ish-gruaja e tij duhet të përfitojë 1 milionë dollarë në vit dhe se çifti duhet të ndajnë paratë e shitjes së shtëpisë së tyre me vlerë rreth 20 milionë dollarë. Por beteja e divorcit e nisur prej dhjetorit 2018 ende nuk duket se do të marrë fund së shpejti.

Fillimisht dyshja luftonte për kujdestarinë e fëmijës së tyre nëntë vjeçar, por tashmë qendrën e skenës e kanë marrë argumentet për paratë dhe pronat.

Avokati i De Niros thotë se Hightower shpenzonte një mesatare mujore prej $215,000 nga kartat e kreditit, dhe rreth $160,000 në para të thata.

Disa muaj më herët De Niro fitoi $5 milionë nga roli në filmin e gangsterëve të regjizorit Martin Scorsese “The Irishman” (Irlandezi). Por Hightower pretendon se pasuria e De Niro eshte diku te $500 milionë.

foto galeri

foto galeri

Avokati i De Niro thotë se stili ekstravagant i jetesës së ish-gruas qe faji i ndarjes së tyre.

“Zoti De Niro është 77 vjeç. Megjithse ai e adhuron profesionin e tij, nuk duhet të detyrohet të punojë për këto arsye”, tha avokati.

Ndërsa Kevin McDonough, avokati i Hightower, refuzon pretendimet e De Niro se është ‘i varfër’ duke thënë se ka shpenzuar $450,000 për qeranë e një apartamenti veror në Amagansett në 2019, $150,000 për pushime dimërore dhe $1 milionë për fëmijët e tij të rritur në 2019 e 2020.

“Kur zoti De Niro shkon për drekë të dielën në Connecticut, ai marr një helikoter për të fluturuar atje. Ndërsa kur shkon për të takuar një mik në Florida merr avionin privat. Atij nuk i pëlqen klasi i parë me çmim $1,500, por shpenzon $50,000 për avion privat në fundjavë”, tha ai.

Nga ana tjeter avokati i De Niro thotë se ish-gruaja rriti dastikisht shpenzimet në vitet e fundit të martesës.

“Ajo shpenzoi $1.2 milion në butikë luksi: Dolce and Gabbana, rroba nga Stella Mccartney, apo dyqani Madison Etro. Manolo Blahnik.

Blerjet përfshinin gjithashtu bizhuteri në vlerë $700,000 dhe një diamant 1.2 milionë dollarë”.

Treni doli nga shinat afër Kajros, të paktën tetë të vdekur 0 10

Nëntëdhjetë e shtatë njerëz u plagosën kur disa vagonë trenash dolën nga shinat në provincën Qalyubia të Egjiptit në veri të Kajros, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë.

Më shumë se 50 ambulanca nxituan në vend dhe zhvendosën të plagosurit në tre spitale në provincë. Mediat lokale raportojë se të paktën tetë persona kanë vdekur.

Të paktën tetë vagonë trenash dolën nga shinat, tha zyra e guvernatorit të provincës në një deklaratë. Videot në mediat sociale treguan se vagonat u përmbysën dhe pasagjerët u arratisën përgjatë hekurudhës.