John Legend nuk i reziston dot pozave seksi të Chrissy-t dhe komenti na la me gojë hapur! 0 88

Këngëtari John Legend dhe partnerja e tij, Chrissy Teigen, janë një ndër çiftet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale, të cilët s’e kanë aspak problem të tregojnë pa dorashka jetën e tyre.

Dyshja ndan thuajse gjithçka me publikun, madje edhe komentet pikante ia bëjnë shpesh njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Së fundmi, modelja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto shumë seksi ku shfaqet me të brendshme, ndërsa krahas saj shkruan: “Fuck it“.

Gjithçka në rregull, deri në momentin që shohim komentin epik të John Legend, i cili s’i ka rezistuar dot pozës së partneres së tij.null

“Mos të të vijë keq kur ta bëj”- shkruan ai, koment i cili ka habitur edhe vetë Chrissy-n.

Pak javë më parë, dyshja ndau lajmin më të dhimbshëm të jetës së tyre, abortin e fëmijës së tretë.

Ata pikëlluan ndjekësit me fotot e rrëfimin e tyre për fëmijën e humbur, ndërsa treguan se u bënë të fortë për njëri-tjetrin dhe dy fëmijët e tjerë./iconstyle.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 9

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.

Jo vetëm ‘Përputhen’, ja në cila projekte do i shohim tani Andin 1 dhe Andin 2 0 10

Andi Shehi dhe Andi Artani u bënë të njohur nga pjesëmarrja e tyre në “Përputhen”, ku të dy morën vëmendje. Andi 1 me historinë me Tean dhe Andi 2 me historinë me Jasminën.

 

Por ata nuk i bashkon vetëm “Përputhen”. Të dy jashtë programit, janë edhe modelë e së fundmi kanë marrë pjesë në dy videoklipe të këngëtareve shqiptare.

 

Andi 1 është shfaqur në videoklipin e Shkenda Dubovës me titull “Si dikur”.

 

Ndërsa Andi 2 do të shfaqet në klipin e ri të Diona Fonës “Sheqer”.