Joe Biden thellon diferencën me Donald Trump, shkëputet me afro 60 mijë vota para në tre shtetet kryesore (PËRDITËSIMI I FUNDIT) 0 56

Rezultati deri ne keto momente i numerimit te votave ne SHBA

Kandidati demokrat Joe Biden po thellon ndjeshëm diferencën me kundërshtarin e tij republikan Donald Trump, aq sa duket sikur çdo votë që numërohet shkon për të, shkruan newsbomb.al. Dje BBC raportonte se nga numërimi i votave me postë, 2/3 e tyre shkonin direkt për Biden.

Nga rezultatet në kohë reale që publikojnë mediat amerikane (Ne i referohemi Fox NeWs) dhe që përditësohet çdo moment sapo vota kalon në qendrën e votimit, shihet se Joe Biden është shkëputur bindshëm nga Trump në tre nga pesë shtetet që po numërohen të fundit. Mund të thuhet se tashmë gara nuk është më “në tehun e thikës”, por kandidatët po presin që të numërohen të gjitha votat dhe të shpallet fituesi.

Kështu, në Pensilvani ku është përqëndruar e gjithë vëmendja, bashkë me Nevadan dhe Xhorxhian, Joe Biden nga një diferencë prej 1 mijë votash, ka kaluar tashmë në gati 30 mijë vota para, shkruan newsbomb.al. Nga 99% e votave që janë numëruar në këtë shtet, Joe Biden ka fituar 3,337,069 vota (49.6%) kurse Trump ka marrë 3,308,192 vota (49.2%).

Edhe në Nevada, rezultati ka ndryshuar dukshëm në favor të Biden. Demokrati ka marrë 632,558 vota (49.8%) dhe republikani Trump 609,901 vota (48%). Po kështu, në Xhorxhia Joe Biden kryeson me afro 4 mijë vota para. Ai ka 2,456,845 mijë vota (48.4%) dhe Donald Trump 2,452,825 mijë vota (49.3%).

Të tre këto shtete kanë në total 42 mandate, respektivisht Pensilvania 20, Nevada 6 dhe Xhorxhia 16 mandate. Që një kandidat të shpallet fitues i zgjedhjeve ai duhet të marrë 270 mandate, shkruan newsbomb.al. Joe Biden ka marrë deri tani 264 mandate dhe i duhen vetëm 6 të tjera, kurse Donald Trump ka 214 mandate/NBomb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.