Jo vetëm repere por edhe aktore! Cardi B po vjen në ekran me projektin më interesant! 0 37

Reperja me famë botërore, Cardi B, tashmë i është futur seriozisht edhe kinematografisë dhe po punon për një projekt të ri që me siguri do të na pëlqejë të gjithëve.

Cardi do të jetë pjesë e një komedie nga “Paramount”, e cila do të titullohet “Assisted Living”.

Ky lajm ka bërë xhiron e rrjetit kudo në media, ndërsa pas përhapjes së këtij lajmi të bukur reperja shkroi në llogarinë e saj në Twitter:

“Puna dhe jeta do bëhen 10 herë më të vështira, por unë jam e mbushur me lumturi. Kur keni mundësi në duar, merrini TË GJITHA!”

Cardi do të luajë rolin e një mashtruesje të quajtur “Amber”, të cilës një vjedhje i shkon keq.

Teksa arratiset nga policët dhe ish-skuadra e saj, ajo do të gjejë vendin më interesant për t’u fshehur, duke u maskuar si një e moshuar.

Ajo do të qëndrojë në shtëpinë e të moshuarve, ku është edhe gjyshja e saj.

“Në arrati nga policët dhe nga ish-skuadra e saj, ajo do përpiqet të gjejë çdo vend për t’u fshehur. Kur mundësitë të mbarojnë, Amber do maskohet si një grua e moshuar dhe do të fshihet në një vend ku askujt s’do i shkonte mendja të kërkonte, në një shtëpi kujdesi për të moshuarit, ku qëndronte dhe gjyshja e saj.”- shkruhet në përmbledhjen e “Assisted Living”.

Mezi po e presim!/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 5

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.