Jo vetëm krah Arjan Çanit, zbulohet ku tjetër e kemi parë Melisën e ‘Përputhen’ 0 31

Një ndër vajzat më të komentuara në “Përputhen” është padyshim Melisa Lleshi. Ajo është shumë e lirshme pasi është e mësuar me kamerat.

Dikur ajo ka qenë në rolin e Sofias në “Zonë e lirë”, por jo vetëm kaq. Melisën e kemi parë dhe në dy klipe muzikore.

Pak ditë më parë u publikua lajmi se ajo ka marrë pjesë në klipin e këngës “1 sekond”, nga Çartani.

Por ne të inlife.al u themi se Melisën e kemi parë më parë edhe në klipin e Altin Sulkut me titull “Lujna” 3 vite më parë. Vlen të thuhet se duket shumë seksi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U shtrua me urgjencë në spital, ‘Nare’ tregon si është gjendja e saj shëndetësore 0 1

Aktorja e njohur turke, Neslihan Atagul është shtruar në spital pasi gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë.

Ishte vetë aktorja që bëri me dije se vuante nga sindromën e zorrës së irrituar (koliti spastik) dhe se gjendja e saj shëndetësore nuk lejonte që ajo të vazhdonte serialin ‘Vajza e Ambasadorit’.

Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është më mirë, por ka nevojë për një pushim.

‘Përshëndetje! Siç mund ta shihni unë jam mirë. Së pari ju falenderoj për mesazhet tuaja të mbështetjes, për dëshirat e tuaja, për vizitat, dhuratat dhe lutjet tuaja. Jeni shumë të mirë, nuk më latë vetëm. Faleminderit shumë. Unë po vazhdoj terapinë, jam më mirë, por kam nevojë për pushim,” shprehet aktorja.

PR, Takim elektorial i qarkut të Tiranës 0 1

Në takimin me strukturat drejtuese të qarkut të Tiranës dhe kandidatët e PR, kryetari Fatmir Mediu theksoj se procesi zgjedhor do jetë qartësisht një përballje ndërmjet shqiptarëve dhe regjimit të korruptuar të Edi Ramës. Është detyrë e opozitës të organizojë dhe drejtojë këtë përballje: Në vazhdim të këtij qëndrimi Mediu vuri në dukje se:
“Edi Rama deklaroi se po planifikon të vjedhë 75 mandate, për të qeverisur i vetëm përsëri dhe as faktet skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve, as varfërimi i shqiptarëve, as shitja e interesave kombëtare, as devijimi i boshtit Euro-Atlantik të shqiptarëve, nuk ka për t’a ndalur Ramën në rrugën e tij të manipulimit, kontrollit të pushtetit, të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Pra nëpërmjet parave të blihet politika dhe nëpërmjet politikës të shtojnë paratë në interes të krimit.

Rama ka arritur me sukses që t’a vendosë pushtetin dhe shtetin nën këmbët e krimit të organizuar.

Se Pari. Edi Rama, është e provuar tashmë, kanabizoi Shqipërinë duke i dhënë pushtet dhe autoritet krimit të organizuar.

Së dyti, trafiku i kanabisit krijoi lidhje të forta ndërmjet qeverisë, policisë dhe grupeve kriminale në Shqipëri.

Së treti, këto grupe kriminale krijuan lidhje me mafien ndërkombëtare, veçanërisht në Itali, Hollandë, Britani dhe Spanjë dhe një përfshirje në drogat e forta, sidomos në kontrollin e trafikut të kokainës.

Së katërti, mijëra shqiptarë, është fakt tashmë, që ndodhen në vendet e Amerikës Latine, dhe janë bërë ndërmjetës të furnizimit me kokainë, jo vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, por për shumë vende të Europës.

Së pesti, paratë të cilat u fituan nga trafiku i kanabisit, u përdorën për të blerë zgjedhjet e 2015 dhe 2017, dhe për më tepër, angazhuan grupet kriminale në blerjen dhe intimidimin e votuesve, provuar kjo tashmë me fakte, në zgjedhjet lokale, në zgjedhjet qëndrore, nga mediat ndërkombëtare, me dosje konkrete që për fatin e keq asnjëherë nuk u hetuan dhe nuk u shqyrtuan nga sistemi i drejtësisë.
Së gjashti, jo pa qëllim Edi Rama shkatërroi sistemin gjyqësor dhe në veçanti Gjykatën Kushtetuese, me qëllim kapjen e pushtetit gjyqësor dhe hapjen rrugë ligjeve dhe vendimeve antikushtetuese, për t`i dhënë mundësi grupeve kriminale brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të investuar në Shqipëri.

Së shtati, Edi Rama dhe njerëzit afër tij kanë filluar dhe po bëjnë presion mbi kandidatët apo eksponentë të opozitës, tentativa për t`i blerë dhe intimiduar ata, përfshirjen dhe angazhimin e të gjithë administratës në fushatën elektorale, të gjithë struktuarave të pushtetit qëndror dhe lokal, duke përdorur të gjitha asetet e pushtetit në shërbim të këtij regjimi të korruptuar.

E vetmja rrugë për t’u përballur me Edi Ramën, është organizimi i shqiptarëve dhe kjo është detyra primare e opozitës mbi çdo gjë tjetër.
Është e nevojshme që opozita të hapë sytë dhe mendjet, të bëjë të qartë që shqiptarët duhet të vendosin për fatin e tyre.

Ne i kemi bërë të qarta qëndrimet tona pranë Partisë Demokratike dhe aleatëve të tjerë dhe dua t`a theksoj që ajo që kërkojmë nga Partia Demokratike nuk është pazar, nuk po kërkojmë asgjë për Partinë Republikane, po kërkojmë që bashkë, Parti Republikane – Parti Demokratike dhe koalicioni të bashkojnë shqiptarët për t`u përballur me këtë regjim të korruptuar, dhe në këtë situatë, është e domosdoshme të vlerësohet çdo demokrat, çdo republikan, çdo qytetar, i cili do që të përballet me këtë regjim.