Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez tregojnë se janë ende bashkë 0 27

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez raportohet se janë ende një çift, pavarësisht lajmeve të shumta që qarkulluan të premten ku pretendohet se dyshja kanë ndarë rrugët.

51-vjeçarja dhe ish-lojtari i bejsbollit konfirmuar se janë akoma një çift në një deklaratë për Fox News të shtunën.

“Të gjitha lajmet janë të pasakta. Ne po punojmë për disa gjëra”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

Lajmi vjen pak pas raportimeve të mëdha që u bënë të premten duke përmendur ndarjen e çiftit të famshëm.

Në një raportim fillestar thuhej se Lopez ishte e zënë në Republikën Dominikane duke xhiruar një film, gjersa Rodriguez në Miami duke u përgatitur për sezonin e bejsbollit.

Raportimet e së premtes gjithashtu treguan për thashethemet e mëparshme që buronin nga fillimi, për një romancë të pretenduar midis Alex dhe yllit të “Southern Charm”, Madison LeCroy.

Burime të shumta treguan në atë kohë se nuk kishte asnjë lidhje midis të dyve, megjithatë.

“Jennifer dhe Alex kanë gjëra shumë më të mëdha – si bizneset dhe fëmijët e tyre – për t’u shqetësuar”, pohoi burimi.

J.Lo këtë vit ndërkohë planifikonte të martohej me Alex Rodriguez, por që dasma e tyre nuk u realizua akoma për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jonida Vokshi merr urimin e ndjerë për ditëlindje 0 6

Jonida Vokshi ka festuar ditëlindjen ku ka marrë urime nga më të ndryshmet. Urimin më të veçantë moderatorja e ka marrë nga bashkëshorti i saj Besnik Krapi, ku edhe e ka postuar në Instagram.

Nëpërmjet urimit Besniku ka zbuluar ‘padashje’ se Jonida mbush sot 35 vjeç, por kjo nuk ka aspak rëndësi për çiftin, pasi ata ndihen  shumë të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit.

“Edhe krejt botën të ta jap dhuratë prap humbas pasi më dhurove Emin. Jam dorëzuar. Gjithmonë do jesh në avantazh. Lutem që kur Emi të festojë 35-vjetorin të jetë po kaq e bukur sa ti dhe ne do duhemi edhe më shumë se sot. Të dua dhe urime”, ka shkruar ai krah fotos.