“Jemi po të njëjtët që hidhnin plehrat nga ballkoni”, Dojna Mema e revoltuar me qytetarët pas vrasjes së 25-vjeçarit 0 35

Vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga një efektiv policie pak pas mesnate ka nxitur reagime të shumta në rrjet. Ndaj kësaj ngjarje pati reagime edhe nga disa personazhe të famshëm, të cilët kanë dënuar veprimin e pafalshëm të policisë së shtetit dhe kanë bërë thirrje për revoltë qytetare.

Dojna Mema është një ndër ato që ka ngritur zërin për këtë ngjarje, duke ju vënë në dukje gjithë qytetareve faktin se kur vjen puna tek një i huaj ne i dalim në mbrojtje, ndërsa para ngjarjeve që ndodhin në vendin tonë heshtim. Në fund ajo shprehet se ka respekt për uniformat blu si mbesa e dy gjyshërve oficerë dhe vajza e një oficeri policie, por në këtë rast nuk kishte si të mos revoltohej.

“Fatkeqësisht çdo ditë në Shqipërinë time me popullin tim me bën të kuptoj atë që s’ dua të besoj: “Vazhdojmë të jemi po te njëjtët që hidhnin plehrat nga ballkoni, sepse rëndësi ka ç’ ndodh në shtëpinë tonë, varja pallatit, qytetit, Shqipërisë! Mua më intereson shtëpia ime dhe ajo qe ç ‘ndodh në Itali, France, Gjermani, Amerike. Ata janë ‘të jashtëm’ o vlla dhe te bën të ndihesh njëlloj si ta kur mbron kauzat e tyre. Se ç ‘ndodh ne Shqipëri s’më plas fare. Punë shqiptaresh!null

Respekt për të gjithë policët që na mbrojnë çdo ditë, ata te vërtetët, ata qe bëjnë një prej profesioneve më vetëmohuese dhe pak të paguara. Jam mbesë e dy gjyshërve oficerë dhe vajza e një babai oficer policie. Të kesh uniformen blu është vokacion dhe se kam një respekt (gati adhurim) për atë uniforme jam kaq e revoltuar”, shkruan Dojna.

Ndërkohë ditën e sotme qytetarët pritet të organizohen në një protestë para Ministrisë së Brendshme në orën 16:00 kundër krimit policor dhe uniformave që nuk ju kanë shërbyer kurrë qytetarëve./iconstyle.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

A ke qef të martohesh me shqiptare apo kosovare?” Bearti iu përgjigjet ndjekësve me një mesazh të fuqishëm 0 5

Së fundmi, ai ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram ku i janë drejtuar pyetje në lidhje me tema të ndryshme.

“A je në ndonjë lidhje tjetër?” e ka pyetur një ndjekës ish-konkurrentin dhe ai i është përgjigjur prerë që Jo.

Ndërkohë, ndjekësit nuk kanë ngurruar që ta pyesin se si e sheh njeriun me të cilin do të martohet në të ardhmen.A ke qef të martohesh përfundimisht me shqiptare apo kosovare? Më kthe përgjigje”, i ka shkruar ndjekësi/ja në formë lutjeje.

“S’kam dashur që të përgjigjem fare, po aq shumë herë ma keni bërë këtë pyetje që s’po mundem ta tejkaloj më. E para çfarë rëndësie ka shqiptare/kosovare. Në fund të gjithë shqiptarë jemi. S’di pse kaq shumë “urrejtje” se kam parë edhe në komente “Ju shqiptarët, ju kosovarët..” Turp.

Përsa i përket pyetjes unë kam shprehur se nëse dikush më pëlqen s’ka rëndësi nëse është shqiptare, kosovare a gabele. Më falni që u shpreha kështu, por duhet të kuptoni se të gjithë jemi shqiptarë dhe kemi luftuar për të njëjtin flamur dhe ne”, i është përgjigjur Bearti.