“Je si vaj Borshi, ekstra i virgjër”/ Juli dhe Sindi u pezulluan nga programi, Olti Curri tallet KEQ dhe reagon ashpër: Stop… 0 17

Emisioni “Përputhen” ka pasur pezullime mbrëmjen e sotme. Dy konkurentët, Sindi dhe Juli janë pezulluar pas debatit në studio. Debati i ashpër ka ndikuar në prezencën e tyre në program. Këtë e zbuloi, moderatorja Bora Zemani në episodin e mbrëmshëm të “Përputhen” dhe sipas saj vendimi ishte i produksionit.

Sindi dhe Juli shkaktuan një debat të ashpër teksa Mevlani ndërhyri dhe Sindi u ngrit ta qëllojë këtë të fundit. I gjithë ky debat nisi pasi Juli i tha Sindit “je si vaj Borshi” dhe ajo e mori për ters këtë deklaratë. Këtë debat e ka komentuar edhe opinionisti Olti Curri, duke bërë disa postime për Sindin dhe sipas tij komenti i Julit nuk ishte aspak bullizues.

Në postimin e parë Sindi dëgjohet duke i thënë Julit se “duhet të dalë nga skena”. “Alo quhet studio, jooo skenë. Vajzën e kanë gënjyer dhe i kanë thënë që emisioni bëhet te Teatri Operas dhe Baletit?”, shkruan Olti.

studio1.jpg

 

Në postimin e dytë, Olti pyet: “Bullizuar pse të tha vaj Borshi?” “Po t’i kishte thënë ky i ziu vaj kikiriku…Kjo do hynte në ambasadë amerikane do kërkonte strehim politik”, shkruan opinionisti.

dyshi.jpg

 

“E vërtetë ti ke bullizuar pemën e ullirit që e ke krahasuar me një shkurre”, vazhdon Olti teksa në postimin e rradhës pyet ndjekësit nëse Sindi i duket si vaj Borshi apo vaj misri. “Mos jam vajguri”, shkruan ai në vazhdim.

treshi.jpg

katra.jpg

pesa.jpg

 

“Edhe më qafshi hallin se e di shumë mirë çfarë do të thotë fjala “bullizim”, kur bualli dhe dashnorja e tij bullica përputhen me gëzim quhet “bullizim”, shkruan Olti.

gjashta.jpg

 

“Faluni të gjithë tek Dyqani ushqimor. Në emër të vajit, makaronave dhe orizit të shenjtë”, shprehet opinionisti në postimin e rradhës.

shtata.jpg

 

Më pas Olti ka postuar edhe momentin kur Sindi i tha Melisës se “shkon për një kafe”. “Stop budallallizimit”, shkruan ai.

teta.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Mendoja ‘ku është gabimi im”, Ema Andrea rrëfehet për ngacmimet seksuale në punë 0 14

Aktorja e njohur Ema Andrea ka dhënë një intervistë për ‘DW’ ku ndër të tjera ka rrëfyer se gjatë punës së saj ka pasur ngacmime seksuale dhe se për këtë gjë pyeste veten se ku po vepronte gabim.

Aktorja shton se: “Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja.”

“Kam pasur nga të dyja rastet si, bashkëpunëtorë burra që kam punuar mirë, jam respektuar për profesionin, kemi ecur përpara shumë mirë. Si dhe ato raste kur refuzimi apo çdo gjë tjetër që ka qenë kompleksive në personin që ka patur pushtet, e ka përdorur këtë pushtet ose këtë ‘Jo’ ose këtë refuzim, për të mos më dhënë atë që meritoj kur kam patur nevojë.

Në fillim nuk e kupton. Thua ‘ku është gabimi im?’. Ja, kjo është pyetja që të lodh shumë: ‘Çfarë bëra unë që t’i krijoj idenë se kam aq nevojë sa të mund të krijoj raporte banale?.Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja. Por kur largohem në distancë kuptoj që kam humbur mundësi që i kam merituar. Dhe kjo natyrisht që e ka bërë më të vështirë. Paguan me vetmi, paguan me paragjykim, paguan me përjashtim”.- tregon Ema në një intervistë për DW.

Nuk e paskemi kuptuar! S’do ta besoni sa muajsh shtatzënë ishte Arbenita në këtë foto 0 8

Çifti shumë i komentuar, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në muajin e tetë të shtatzënisë, por lajmi i ëmbël u zbulua vetëm para pak ditësh. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo e ka mbajtur të fshehtë pritjen e ëmbël.

Mirëpo, së fundmi, Arbenita ka publikuar në Instagram një foto kur ishte në muajt e parë të shtatzënisë. Modelja ka pozuar me një fustan të zi dhe barku i saj duket i sheshtë, por në fakt është 3-muajshe. Në këtë formë shumë nëna të reja do ta kishin zili.

arbenita.jpg