“Je një përbindësh!” Kylie Jenner sulmohet nga aktivistët për këtë arsye! 0 32

Kylie Jenner ka revoltuar aktivistët për të drejtat e kafshëve gjatë daljes së saj të fundit për pazar gjatë fundjavës.

Pasi u largua nga dyqani luksoz në Rodeo Drive të Beverly Hills, ajo hyri në automjetin e saj dhe në këtë moment katër protestues rrethuan automjetin e saj.

Nga videot e shpërndara në rrjet shihen aktivistët që i bërtasin yllit të TKUWK, teksa thërrasin:null

“Turp për ty! Je një përbindësh! Turp për ty!” 

23-vjeçarja shihet duke dalë nga ‘Rolls-Royce’ i saj, kurse pas saj ishin sigurimi që e mbronin prej aktivistëve.

Ylli i Keeping up with the Kardashians është përballur me një situatë të ngjashme edhe në janar kur ajo tregoi papuçet e sapoblera Louis Vuitton të bëra me gëzof, vetëm disa ditë pasi u përpoq të rrisë ndërgjegjësimin për kafshët që kishin ngordhur në zjarret e Australisë.

Protestuesit nuk dukej se kishin si shënjestër Kylie pasi protesta e tyre filloi diku tjetër dhe më pas u drejtuan drejt qendrës  së famshme tregtare teksa Kylie nuk iu përgjigj atyre.

23-vjeçarja nuk kishte veshur me ndonjë veshje gëzofi në kohën e protestës, por ka veshur në të kaluarën e sigurisht aktivistët e mbanin mend këtë.

Kylie Jenner

/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.

Arriti “rekord” klikimesh, Don Xhoni bën kërkesën e pazakontë për “TikTok” 0 5

Reperi i njohur, Don Xhoni duket se po shijon kulmin e suksesit. Ai bëri namin në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, pasi freestyle “Make a pose” u bë mjaft virale në rrjet duke thyer kështu kufijtë.

Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm në botë publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Së fundmi, reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar Don Xhoni.