
SHBA
Tashmë, Jason Momoa është një nga ‘heronjtë’ më të njohur të Hollywood-it. Por aktori u shpreh se vetëm pak kohë më parë luftonte për të siguruar jetesën.
Në një intervistë të re me Instyle, Momoa zbuloi se roli i tij në ‘Game of Thrones’ në 2011-ën, e la atë plotësisht në borxhe. Ai u mundua të paguante faturat në shtëpinë që ndan me bashkëshorten, aktoren Lisa Bonet dhe dy fëmijët e tyre.
“Dua të them, ne po vdisnim nga uria pas Game of Thrones,” i tha ai revistës. “Nuk mund të gjeja punë. Është shumë sfiduese kur ke foshnje dhe je plotësisht në borxhe”.
Nga fundi i viteve 90′, Momoa luajti në seriale si Baywatch: Hawaii, North Shore dhe Stargate Atlantis, por duke luajtur Khal Drogo në Game of Thrones e vendosi atë në një pozitë mjaft të vështirë.
Ndërsa duket e pabesueshme që një qendër e vëmendjes aq madhe si ‘GOT’ mund të dëmtojë karrierën e dikujt. Momoa tha se duke luajtur komandantin e luftës ‘Dothraki’ në fakt i bëri njerëzit të supozonin se ai nuk mund të lexonte ose mund të luante vetëm role të forta dhe të heshtura luftëtari.
“Për një kohë më pas, shumë njerëz më sulmuan. Më lënduan shumë. Njerëzit menduan se nuk flisja anglisht,” kujton Momoa. “Ata nuk e dinin që unë po luaja thjesht një rol. Unë nuk jam aspak si ‘Drogo’. Unë jam si ‘Drogo’ kur jam shumë i dashur dhe i afërt me gruan që dua, por gjysma tjetër e tij nuk jam unë.”
Fati i Momoa-s, tani 41-vjeçar, u kthye kur ai u përball me filmin ‘Aquaman’ të vitit 2018, me të cilin fitoi më shumë se 1.1 miliard dollarë në të gjithë botën. /B.W