“Janë të mundur, të degraduar” Rama: Luli përton të fshehë edhe gjurmët e rrugës së gabuar, Meta çfarë kërkon?! Mos do Vilën e Zogut… 0 47

Në aktivitetin e sotëm në Durrës, kryeministri Rama prezantoi platformën “Deputeti që duam”, duke iu bërë thirrje të rinjve, por edhe jo vetëm të jenë pjesë e PS-së, jo vetëm si votues, por tashëm si deputetë.

Rama tha se PS-ja ka shumë për të përmirësuar, por përballë tha se nuk kanë asnjë kundërshtar. Ai shënjestroi sërish kundërshtarët politikë, Bashën, Metën e Kryemadhin.
Ai tha se forcat e tjera politike janë të degraduara dhe se qytetarët nuk duhet t’i ndjekin nga pas.

“Ne thjesht dhe vetëm do bëjmë atë që duhet, këta si kemi përballë i kemi mbrapa. Duan të na kthejnë mbrpasht, por nuk na arrijnë dot këta. Problemin e kemi me ata që ju shkojnë këtyre mbrapa. Ne jemi larg të qenit të përsorur, kemi të metat tona por në këtë fushë veprimi këta as nuk mund t’ju ofrojnë njerëzve as një të 1 mijtën që ju ofrojmë ne njerëzve.

Janë të bashkuar për plehrat, nuk janë vetëm këta por është edhe ajo pala tjetër. Arsyeja pse jam këtu sot, sot është edhe Lefteri që kemi punuar bashkë për këto projekte kur ishim në aleancë me LSI, por në vend që ata që në atë kohë i votuan ato projekte nëse nuk thonë një fjalë të mirë, të paktën të mos bëhen qesharakë në sytë e njerëzve.

Hidhen përpjetë dhe nuk e thonë si zgjidhet kjo punë. Ata dinë vetëm të nxisin sherr, të shpifin sa munden, të mund të përfitojnë sa më shumë nga njerëzit e mërzitur, të shqetësuar, të lodhur e më pas nëse ju vjen në dorë puna do bëjnë të njejtën gjë që kanë bërë gjithmonë.

Në promovimin e platformës për deputetin që duam, nuk jemi nga halli këtu as nga ndonjë tronditje aritmetike, as nga ideja se përndryshe nuk i mundim dot ata. Ata janë të mundur, të degraduar sepse shumica e shqiptarëve asnjëherë nuk mund t’i mbështesë ata. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi mundësi të përmirësohemi, të rrisim kapacitetet, të krijojmë më shumë hapësirë për të rinj e të reja, me ide dhe energji.

Ndërsa ironizoi mënyrën se si u votua nga strukturat e PD-së për të votuar për kandidatin që nuk donin, Rama tha se kjo mënyrë votimi ngjan me: “ato daljet e Lulit që takon taksixhinjtë aty afër te dera e PD ju thotë si t’ja bëjmë me taksat, ata i thonë taksa s’kemi se na i ka heq qeveria, shkon pastaj këtu në Durrës diku e i thonë banorët e dëmtuar nga tërmeti që s’na kanë dhënë lekë, ndërkohë që të gjithë lekët i kanë në llogari.

Luli është në një fazë që jo vetëm shkon në rrugë të gabuar por përton të fshehë edhe gjurmët e rrugës së gabuar. Pastaj vjen Monika bashkë me Ilirin, e kanë kthyer vëmendjen nga Durrësi, flasin përçart si njëri ashtu edhe tjetri, flasin për një hakmarrje të madhe që nis këtu nga Durrësi. Po Iliri ca do sjellë në Durrës? Europën? Problemi më i madh këtu është të ndihmojmë demokratët këtu se vërtet do votojnë për PD, por do kenë Monikën bashkë me Ilirin si peshqesh. Çfarë do të në Durrës Meta? Se durrsakët dhe shqiptarët e kanë bërë edhe kryeministër edhe kryetar parlamenti dhe president? Çfarë kërkon? Mos do Vilën e Zogut që ta ketë edhe një vilë në majë të kodrës si ajo që ka buzë detit? Çfarë kërkon më ndërkohë që e ka bërë institucionin e Presidencës destinacionin më qesharak të arsyes njerëzore, të vjen zor dhe keq, as armikut nuk i urohet ajo katandisje në atë gjendje. Ata që mendojnë se do votojnë LSI dhe do kapin PS ta harrojnë, mund të kapin Lulin por, s’ka më kthim pas. Ne do shkojmë para me njerëzit dhe për njerëzit, si forca më e madhe për të qeverisur Shqipërinë në Durrës dhe kudo”,- tha Rama. B.W #albaniareport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.